Studimet për kafen dhe efektet e saj në shëndet janë të panumërta. Ndikimi i kafes në organizmin e njeriut është marrë shpesh në analiza nga ekspertët dhe jo rrallëherë rezultatet bien ndesh me njëri-tjetrin.

Një pikëpyetje që gjithashtu është vënë shpesh në diskutim është ajo për kohën ideale të kafes. A është e këshillueshme të jetë kafja gjëja e parë që pijmë në mëngjes? Edhe kjo, me keqardhje, nuk është e rekomanduar nga specialistët.

I gjithë sekreti është te hormoni i kortizolit – i njohur si hormoni i stresit, por edhe hormoni që kontrollon orën biologjike. Kur trupi e çliron, atëherë ndihemi zgjuar. Nivelet e kortizolit, në të vërtetë, janë më të larta herët në mëngjes. Në këto kushte, kafeina rrit edhe më shumë nivelin e këtij hormoni dhe në mëngjes, nëse do t’i shtosh organizmit edhe një kafe, trupi do të prodhojë më shumë kortizol dhe nëse jo, prodhon më pak.

Edhe pirja e shumë kafeve gjatë ditës mund të çojë në efekte të tjera si nervozizëm, pagjumësi, aritmi etj.

Po atëherë cila është koha ideale për të pirë kafe?

Ka lajme të mira për ta pirë kafen në mënyrë të moderuar. Koha më e mirë për të pirë kafe është pas mëngjesit. Ora ideale është 9 – 10 paradite. Kjo orë rekomandohet sepse në këtë moment vlera e kortizolit është e ulët dhe është ora në të cilën pothuaj të gjithë janë zgjuar dhe kanë dalë nga shtëpia. Në këtë kohë, jeni edhe shumë orë larg pasdites, kur kafja, gjithashtu nuk është e rekomanduar për stresin që ju shkakton.

Ora 9 me 10 e mëngjesit – koha ideale për të shijuar një filxhan kafe me miqtë. Ose vetëm, nëse po fshiheni nga kolegët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here