Aforizma nga Anton Çehov (29 janar 1860-15 korrik 1904)

Anton Chekhov (Anton Çehov) ishte mjek, dramaturg dhe shkrimtar rus i cili konsiderohet si ndër më të mirët për tregime.

Lindi më 29 Janar të vitit 1860 dhe vdiq më 15 Korrik 1904, nga sëmundja e turberkulozit.

Anton Çehov konsiderohet si mjeshtër i tregimit dhe si një ndër dramaturgët kryesorë dhe më të rëndësishëm të fund shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX.

Karriera e tij si dramaturg përfshin katër vepra të famshme klasike dhe tregimet e tij më të njohura janë bërë objekte studimi nga shumë kritikë letrarë.

Shkrimtari i famshëm rus në veprat e tij thekson rëndësinë e humanizmit në jetën njerëzore dhe rëndësinë e fshehur të aktiviteteve të përditshme.

Në vitin 1879 autori vazhdoi studimet për mjekësi në Moskë.

Për Çehovin, mjekësia ishte një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së tij, duke u shprehur se “Mjekësia është gruaja ime e ligjshme” ndërsa “letërsia është e dashura ime”.

Së bashku me Henrik Ibsen dhe August Strindberg, Anton Çehov ishte ndër figurat kryesore që themeloi teatrin modern.

Në vijim, ne kemi përmbledhur disa nga thëniet më të bukura të tij, që do t’ju pëlqejnë shumëëëë 🙂

17 thënie nga Anton Çehov

1. “Vetëm në kohët e vështira, njerëzit e kuptojnë se sa e vështirë është të jesh mjeshtër i ndjenjave dhe i mendimeve tua”.

2. “Kur njerëzit janë të lumtur, ata nuk e e vënë re, nëse është dimër apo verë”.

3. “Dija nuk e ka asnjë vlerë, nëse nuk e praktikoni”.

4. “Dashuria, miqësia dhe respekti nuk i bashkojnë njerëzit aq shumë, sa i bashkon urrejtja e përbashkët për diçka”.

5. “Ju duhet të besoni tek njerëzit, përndryshe jeta bëhet e pamundur.”

6. “Asnjë psikolog nuk duhet të pretendojë ta kuptojë, atë që ai nuk e kupton…

Vetëm budallenjtë dhe sharlatanët dinë gjithçka, por nuk kuptojnë asgjë.”

7. “Nëse keni frikë nga vetmia… Mos u martoni”.

8. “Kur e pyetën ‘Pse gjithmonë visheni në të zeza’, ai u përgjigj: Jam duke mbajtur zi për jetën time”.

9. “Ndoshta njeriu i ka njëqind shqisa dhe kur ai vdes, vetëm ato pesë shqisat vdesin me të, ndërsa nëntëdhjetë e pesë të tjerat mbesin të gjalla”.

10. “Detyra e artistit është të bëjë pyetje, jo t’u përgjigjet atyre”.

11. “Sa kohë e mirë sot! Nuk di çfarë të vendos: A të pi një çaj, apo të var veten”.

12. “Ndoshta ndjenjat të cilat i provojmë kur jemi të dashuruar, e paraqesin një gjendje normale.

Të qenurit i dashuruar, e shfaq njeriun ashtu siç ai duhet të jetë.”

13. “Nuk ka asgjë më të tmerrshme, më fyese dhe më depressive se sa banaliteti”.

14. “Pavarësisht se sa i korruptuar dhe i padrejtë mund të jetë një i dënuar, ai e dëshiron drejtësinë më shumë se çdo gjë tjetër.

Nëse njerëzit që janë të vendosur mbi të, janë të padrejtë, nga viti në vit ai do të zhytet në një gjendje të acaruar, e karakterizuar me një mungesë të madhe besimi”.

15. “Unë premtoj se do të jem një burrë i shkëlqyeshëm, por më jepni një grua e cila, ashtu si Hëna, nuk do të shfaqet çdo ditë në qiellin tim.”

16. “Vetëm gjatë momenteve të vështira, njerëzit e kuptojnë se sa e vështirë është të jesh mjeshtër i mendimeve dhe i ndjenjave”.

Duhet të ketë më shumë sinqeritet dhe zemër në marrëdhëniet shoqërore, më shumë qetësi dhe thjeshtësi në ndërveprimet tona.

Bëhu i ashpër kur je nervoz, qesh kur diçka është qesharake dhe përgjigju kur të pyesin.

Një njeri naiv nuk është asgjë më shumë se sa një budalla, mirëpo ju gra, e zbuloni një mënyrë të atillë të të qenurit naive, sa që tek ju naiviteti duket i ëmbël, fisnik dhe i përkryer dhe jo aq budalla sa në të vërtetë është. /voal.ch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here