E ndërtuar në vitin 1860 dhe me të gjitha veçoritë e kullës tradicionale shqiptare, kulla e Ramë Zyberit ka qenë në pronësinë e familjes Zyberi tanimë për pesë gjenerata. Kulla u restaurua për të shërbyer si bujtinë pas dëmeve që i pësoi gjatë luftës.
Kulla e Ramë Zymerit në Junik, destinacion turizmi në gjithë Ballkanin (Foto)
Autori: Teuta GASHI Lajme, Nacionale, Vendi23:57, 10 June 2016
Kulla e Rame ZymberajtKulla e Rame Zymberajt
Aty ku zjarri nuk u shua për qindra vjet, ku dëgjohet muzikë tradicionale shqipe, këngë me lahutë, tregime rreth Kanunit nga ekspertët e shumëçka tjetër. Kjo ndodh në Junik, në vendin e Kullave.

Por, është njëra nga to që dallon më shumë. Kulla e Ramë Zyberit është rast unik i restaurimit të kullave në Kosovë i cili është inicuar nga vet pronari me investime private.

Madje, tashmë figuron edhe në njërën nga faqet më të njohura të turizmit në Ballkan, raporton lajmi.net

http://www.balkansgeotourism.travel/…/…/see5D5DB1D5C2AF85B72

E ndërtuar në vitin 1860 dhe me të gjitha veçoritë e kullës tradicionale shqiptare, kulla e Ramë Zyberit ka qenë në pronësinë e familjes Zyberi tanimë për pesë gjenerata. Kulla u restaurua për të shërbyer si bujtinë pas dëmeve që i pësoi gjatë luftës.

Blerina Sallaj koordinatore në “Qendra Rajonale e Turizmit në Dukagjin”, bënë të ditur për lajmi.net se në këtë Kullë gjendet një përzierje e zgjuar e veçorive tradicionale me kushte moderne.

“Kati përdhes, i cili tradicionalisht shfrytëzohej si ahur, është shndërruar në një restorant të vogël, që zgjatet e del deri në oborr dhe ka një pamje të bukur dhe relaksuese nga kopshti. Në katin e parë, në të cilin banonte dikur familja, gjenden tre dhoma të gjumit të stilit tradicional dhe dy banjo moderne. Kati i dytë, në të cilin tradicionalisht ndodhej oda e burrave, është i pajisur me një oxhak, çilimë tradicional, dyshekë rreth murit dhe stoli të bukura”, thotë ajo.

Jo vetëm kaq, kjo Kullë përveç që shton turizmin në këtë vend, ndikon në gjenerimin e të ardhurave te banorët në Junik dhe rajonin e kësaj pjese, ajo po ndihmon edhe në punësimin e grave. Kjo e fundit ngase, ushqimi për secilin që viziton apo qëndron në Junik, sigurohet përmes dy organizatave të grave në këtë komunë.

Sikur edhe kullat e tjera në Junik dhe përreth të mos mbeteshin private, Juniku besohet se do të shtonte numrin e turistëve.

Monuments of Albania

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here