Kjo shtëpi mbresëlënëse e rrethuar me pasqyra, duket sikur del nga shkretëtira në të cilën ndodhet. Shtëpia “e padukshme”, e ndërtuar në vitin 2019, duket se po zhduket në peizazhin e gjerë të shkretëtirës në Parkun Kombëtar Joshua Tree në juglindje të Kalifornisë.

Shtëpia e padukshme në shkretëtirë

Dritaret prej xhami pasqyrojnë peizazhin imponues të shkretëtirës përreth shtëpisë. Prona, e cila zë një sipërfaqe prej 90 hektarë është projektuar nga producenti i filmit Chris Hanley dhe Tomas Osinski, dhe u krijua duke përdorur materialet më të përparuara dhe teknologjive në dispozicion.

Shtëpia e padukshme në shkretëtirë

E gjitha elektrike, kjo shtëpi ndjek një filozofi 100% të gjelbër të funksionimit, me zero gjurmë mjedisore. Dyert e shumta rrëshqitëse nga dyshemeja në tavan rrisin ndjenjën e lidhjes direkte dhe të pandërprerë me natyrën, ndërsa shkretëtira pasqyrohet përreth saj në një “iluzion optik”.

Shtëpia e padukshme në shkretëtirë

Nuk është çudi që Shtëpia e Padukshme është një destinacion i preferuar midis artistëve dhe atyre që dëshirojnë të lidhen me natyrën.

Shtëpia e padukshme në shkretëtirë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here