Santosh Janardhan, menaxher i Facebook për administrimin dhe sistemet e ruajtjes së bazës së të dhënavenë një deklaratë në faqen e internetit të kompanisë shkroi se ndërprerja ishte shkaktuar nga një konfigurim i gabuar.
Duke vënë në dukje se problemi gjithashtu i bën sistemet e përdorura në operacionet e kompanisë të papërdorshme, duke e bërë zgjidhjen të vështirë, Janardhan tha:
“Ne kërkojmë falje për njerëzit dhe kompanitë që na besojnë në të gjithë botën për ndërprerjen në platformat tona sot”.
Kompania deklaroi se nuk kishte prova që informacioni i përdoruesit ishte vjedhur gjatë këtij procesi, dhe mohoi lajmet në këtë drejtim.
‘Nuk ka asnjë provë që të dhënat e përdoruesëve janë komprometuar si rezultat i kësaj periudhe joproduktive”, është shprehur Janardhan.