Djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu ka botuar një libër të ri. Në këtë libër, Bashkim Shehu merret me hapjen e dosjeve. Ai shkruan aty edhe për Enver Hoxhën, duke thënë se diktatori mund të ketë pasur një sozi që e zëvendësonte në publik.

“Mendohet se edhe Enver Hoxha, udhëheqësi shqiptar, që ndenji në pushtet që nga viti 1944 gjer në vdekjen e tij në 1985, ka pasur një kipc (sozi) në vitet e fundit.

Nuk dihet as emri, as profesioni i tij, ndonëse flitet që ka qenë aktor, që të mund të shërbente jo vetëm qendrimet dhe gjestet e Enver Hoxhës, por herë pas here, kur të ishte nevoja, edhe të folurën e Enver Hoxhës.

Veçse nuk mund të ketë qenë nga aktorët e njohur, se përndryshe do të dihej kush ka qenë, e shumta mund të ishte aktor i një trupe amatore të ndonjë qyteti të vogël apo i vatrës së kulturës së ndonjë kooperative bujqësore (siç pandehet se ka qenë edhe njëri nga katër sozitë e Stalinit, i qemtuar në një kolkoz të Luginës së Kodorit, në Gjeorgjinë e tij)”, shkruan Bashkim Shehu./b.l

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here