MAHATMA GANDI
Ditëlindja e tij, 2 tetor, do të përkujtohet si Gandhi Jayanti, një festë kombëtare në Indi, dhe në botë si “Dita ndërkombëtre kundër dhunës”
Ai ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë “lëvizjes indiane për pavarësi”. Ishte i pari i lëvizjes “Satyagraha” e cipa përshtatet si “fuqia e shpirtit, ose fuqia e të vërtetës”. Kjo është e përcaktuar si rezistencë ndaj tiranisë, përmes masës rezistuese civile. Filozofia e tij, u themelua në mënyrë të vendosur mbi Ahimsa (jo dhunës). Filozofia e tij dhe udhëheqja e ndihmoi të fitojë pavarësinë e Indisë dhe lëvizjet frymëzuan të drejtat civile dhe lirinë në të gjithë botën….
…Jeta dhe vepra e Mahatma Gandit është kthyer në mit. Popullariteti i tij gjithashtu është një fenomen mbarëbotëror. Gandi është përmendur shpesh si Mahatma ose “Great Soul” (shpirtmadh), një nderim i aplikuar së pari atij nga Rabindranath Tagore. Në Indi ai është quajtur edhe Bapu ose “Ati” dhe zyrtarisht i nderuar në Indi si Ati i kombit.
Fillimet
Mohandas Karamchand Gandhi u lind më 2 Tetor të vitit 1869 në Porbandar në shtetin Gujarat në Indi. Ai në fillim nuk ishte një nxënës i mirë dhe ishte shumë i druajtur. Pas përfundimit të studimeve për drejtësinë në Londër dhe përpjekjeve të para të pasuksesshme që të punojë si avokat në Bombej, në vitin 1893 ai udhëtoi për në Afrikën e Jugut.
Parimet
I diskriminuar edhe vet për shkak të ngjyrës së lëkurës, ai themeloi gazetën “Indian Opinion” e cila u kthye në një zëdhënëse të rreth 60 000 indianëve në Afrikën e Jugut. Mahatma Gandi ishte një politikan me parime të patundura etike. Integriteti personal dhe heqja dorö nga dhuna ishin veçoritë, me të cilat ai luftonte kundër sundimit kolonial britanik në Indi dhe e me të cilat e çoi vendin e tij drejt pavarësisë. Mahatma, “shpirti i madh”, e quanin atë bashkatdhetarët dhe e nderonin si simbol të lirisë dhe rezistencës.
Lufta
Kur Karamchad Mohandas Gandi erdhi në Afrikën e Jugut, ai besonte në të drejtën dhe ligjin, siç e kishte mësuar në Londër. Por avokati i ri e pa shpejt vetën të konfrontuar me shoqërinë, në të cilën të ardhurit indianë diskriminoheshin me ligj në fuqinë koloniale britanike. “Kur ai vetë u hodh një ditë nga treni nga një kontrollor i bardhë për shkak të prejardhjes së tij, u indinjua aq shumë nga kjo padrejtësi, saqë që në atë moment vendosi të luftojë kundër diskriminimit racor”, tregon historiania Gita Dharampal-Frick e institutit për Azinë Jugore në universitetin e Heidelbergut. “Gandi u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij për rezistencë paqësore”, thotë Gita Dharampal-Frick.”
Integriteti
Ai i kushton shumë vëmendje integritetit të secilit, ai e quan edhe vertetësi, që njëriu duhet të cojë një jetë të vertetë, në harmoni me mjedisin, me njerëzit e tij dhe që politika duhet ta mbështesë këtë lloj jete.” Në vitin 1920 ai merr përsipër udhëheqjen e Partisë së Kongresit. Në vitin 1930 pason veprimi i tij spektakolar: me një marsh Gandi proteston kundër faktit se indianët as nuk prodhojnë e as nuk guxojnë të shesin kripë e megjithatë tatoheshin ende nga britanikët.
Burgu
Në vitin 1942 Gandi u burgos, sepse kishte kërkuar pavarësinë e menjëhershme të Indisë. Gjithsej ai kaloi tetë vjet në burg. Shumë nga njerëzit e nënshtruar në Indi e shihnin Gandin si figurë simbol të lirisë dhe pavarësisë. Mesazhi i tij u jepte atyre vetëdije, rrëfen Radha Bhatt, kryetare e Gandi Peace Foundation in Delhi. “Më parë njerëzit në Indi nuk ishin kaq të guximshëm dhe pa frikë, por doktrina Satyagraha i bëri shumë trima. Ata e dinin, ne luftojmë, por jo me armë, por me mjetet e Satyagrahas dhe kjo do të thotë e “vërteta”. Ata e përvetësuan të vërtetën aq shumë, saqë u bënë të patrembur dhe nuk shqetësoheshin më, se përmes Satyagrahës mund të humbisnin edhe jetën.”
Pavarësia
Më 15 gusht 1947 Gandi e arriti qëllimin: pavarësinë e Indisë. Por ajo ishte në të njëjtën kohë edhe dështimi i tij, thotë Bhatt i Ghandi Peace Foundation. “Ai donte ta krijonte Indinë sipas ëndrrave të tij dhe idetë e tij i përshtateshin shoqërisë indiane. Përfytyrimi i tij se si duhej të zhvillohej India ishte krejt tjetër nga ajo, që erdhi pas pavarësisë.” Pavarësia solli me vete një ndarje të subkontinentit në Indinë kryesisht hinduiste dhe në shtetin musliman të Pakistanit. Në një shpërthim të paparë dhune humbën jetën dhe atdheun me mijëra vetë.
Epilogu
Gandi mbijetoi shpalljen e pavarësisë vetëm për disa muaj. Në fillim të vitit 1948 ai u vra në Delhi nga një hindu fanatik. Ditëlindja e tij, 2 tetor, do të përkujtohet si Gandhi Jayanti, një festë kombëtare në Indi, dhe në botë si “Dita ndërkombëtre kundër dhunës”./ L.Veizi