Gjergj Elez Alia është një hero i të këngëve epike të quajtura Cikli i Kreshnikëve. Kënga Gjergj Elez Alia u regjistrua nga Bernardin Palaj dhe Donat Kurti në Nikaj të Tropojës dhe u botua në Tirane në vitin 1937. Kënga këndohet zakonisht në lahute, ose herë pas here në çifteli nga rapsodë shqiptarë. Kënga është pjesë e një cikli më të madh të Këngëve Shqiptare të Kreshnikëve që u kristalizua në shekujt 17 dhe 18 dhe u regjistruan në formën e shkruar në dekadat e para të shekullit të 20-nga priftërinjtë françeskanë Shtjefën Gjeçovi dhe Bernardin Palaj. (Wikipedia) Sipas folkloristit të madh Qemal Haxhihasani, është një “hero, që gëzon një popullaritet të gjerë në epikën tonë heroike, nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me çetën e Mujit e të Halilit, prandaj është marrë edhe si personazh i një nëncikli më vete në kuadrin e këngëve të kreshnikëve.” (Q.H. në Folklori Shqiptar, Tiranë 1977 f.76).
Piktura: 1988 / Gjergj Elez Alia – Gazmend Leka
Ky mund të jetë një nga punimet më mbresëlënëse të Gazment Lekës e njëherazi një ndër ilustrimet më fantastike të Gjergj Elez Alisë, në përballje me Bajlozin. Realizuar në 1988, tashmë ai është pjesë e atij fondi artistik që i përket historisë e i shton vlera asaj.
Ballafaqim i fakteve me propagandën
Janë gjurmuar e janë gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi “tim për tim” (oxhak për oxhak). Por, në thelbin e vet, burimi tragjik i rapsodisë së Gjergj Elez Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepër, për një fushatë apo për haraç. Gjergj Elez Alia amniston përgjithnjë gruan nga flijimi. Karakteri ktonik (tokësor) i eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik të popullit.[1]
ĐERZELEZ ALIJA (ZHERZELEZ ALIJA)
SIPAS PROPAGANDËS SERBE
Krajina e Bosnjës e skicoi imazhin poetik të Alija Zherzelez sipas imazhit të princit serb (të krishterë) Marko Mërnjavçeviç, bazuar te personazhi historik Ali Bej Mihalogllu. Këngët mbi Zherzelez Alija u shpunë nga rapsodët dygjuhësh, nga hapësira e Sllavëve të Jugut (dikush do thoshte të kundërtën) në hapësirën e Shqipërisë së Veriut, ku ai njihet si Gjergj Elez Alia.
“ Krajina modeled the poetic image of Alija Đerzelez after the image of Serbian (Christian) Prince Marko, based on the historic person Ali Bey Mihaloğlu. Songs about Đerzelez Alija were transmitted by bilingual singers from South Slavic milieu (some would say back) to northern Albanian milieu, where he is known as Gjergj Elez Alia.” (wikipedia: Đerzelez Alija)
S’do ishte hera e parë që institucione të orjentuara serbe, japin shembullin e padiskutueshëm të mohimit dhe propagandës.
[1]
Titulli: Historia e popullit shqiptar, Volumi 1
Redaktor: Kristaq Prifti, Instituti i Historisë (Akademia e Shkencave e RSH)
Botues: Botimet Toena, 2002
“Tregime të moçme shqiptare” e Mitrush Kutelit, ilustrimi i Gjergj Elez Alise nga Gazment Leka /usalvision.com