Ai rrahu të birin deri në vdekje./Konica.al

Sundimtari rus, Ivani i Tmerrshëm, ishte Cari i parë i Rusisë dhe është një figurë shumë e rëndësishme në historinë ruse. Ivanit i atribuohet merita për praninë gjeografike moderne të Rusisë, po ashtu ishte udhëheqësi që pushtoi dhe përfshiu pjesën më të madhe të Siberisë në Rusi.

Ivani u bë sundimtari i Rusisë në moshën trevjeçare, për shkak të vdekjes së babait të tij. Ai u rrit nga fisnikëria ruse, e cila, përmes vogëlisë, e përdori fuqinë e tij në dobinë e tyre. Për këtë arsye, Ivani krijoi një mllef kundër fisnikërisë dhe aristokracisë ruse dhe ishte më se i sigurt se ata ishin kundër sundimit të tij. /Konica.al/Një herë Ivani i shkroi mikut të tij, Andrey Kurbsky, për fëmijërinë: “Vëllai im Iurii, i paharruar qoftë kujtimi i tij, dhe unë u rritëm si endacakë dhe fëmijët e njerëzve më të varfër. Një Zot e di sa kam vuajtur nga mungesa e rrobave dhe ushqimit!”.

Ivan njihej si sundimtar mizor dhe i pamëshirshëm, duke u bërë i famshëm me emrin Ivan i Tmerrshëm. Disa nga gjërat e tmerrshme që bëri janë:

Shkatërrimi i Novgorodit

Novgorodi ishte rivali kryesor i Moskës. Kur Ivan mori qytetin, ai e rrënoi. Rreth 12 000 njerëz u ekzekutuan pa mëshirë. Fëmijët dhe gratë u hodhën në lumenj. Uria pasoi vrasjet, të cilat morën po aq jetë. Do të duheshin shekuj, që qyteti dikur i zhurmshëm i Novgorodit ta rimerrte veten plotësisht nga uria dhe vrasjet masive./Konica.al

Vrau djalin e tij

Në 1581, Ivan takoi gruan shtatzënë të djalit të tij të dytë të zhveshur. Ai u zemërua dhe filloi ta godiste pa mëshirë, gjë që e bëri atë të dështonte. Kur djali i Ivanit, Ivan Ivanoviç u përball me të atin për çfarë ndodhi, Ivani ia ktheu duke e goditur fort edhe atë me një shkop të mprehtë. Kjo bëri që djali të sëmuret rëndë dhe të vdesë pas disa ditësh.

Policia personale “Oprichniki”

Ivani filloi luftën në Balltik për të marrë kontrollin e Lituanisë dhe Polonisë. Lufta livoniane më shumë se ç’ishte menduar dhe kushtoi shtrenjtë. Në 1564, shoku i ngushtë i Ivanit, Andrey Kurbsky, e tradhtoi Ivanin dhe u bashkua me Lituaninë. Ivani u ndje i tradhtuar dhe ishte i sigurt se aristokracinë e kombit të tij e kishte kundër, ndaj donte të shtypte këdo që i dilte kundër. Kështu që formoi një polici të quajtur “Oprichnina”, e cila i lejonte të ekzekutonte dhe burgoste këdo, pa asnjë proces gjyqësor. Ivani i dha autoritet absolut policisë së tij personale Oprichniki, për të vrarë dhe burgosur këdo që dyshohej për tradhti ndaj Car Ivanit. “Oprichniki”-it ishin brutalë dhe vranë njerëz në masë, veçanërisht aristokratë. Ata do të patrullonin qytetet dhe njerëzit do të tmerroheshin prej tyre, sepse, ata, pa asnjë pyetje, do të vrisnin këdo që mendonin se ishte kundër sundimit të Carit.

Pas vdekjes së Ivanit, fronin e mori djali i tij, Feodor I, i cili nuk ishte i interesuar në politikë dhe nuk qe një sundimtar i mirë. Ivani e kishte dëmtuar shumë rëndë ekonominë dhe politikën ruse. Kjo epokë e Rusisë njihet si Kohët e Trazirave. Rusia do të rimëkëmbej vetëm pas një shekulli, gjatë sundimit të Pjetrit të Madh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here