Sot pushuesit e rrallë që po bënin shëtitje në plazhin e një kompleksi në Hamallaj të Durrësit u përballën me një krijesë të bukur, por fatkeqësisht të pajetë.
Bëhet fjalë për atë që paraprakisht duket si një breshkë e detit, emri shkencor i të cilës është caretta caretta, me një gjatësi rreth 60 centimetra.
Këto kafshë, dikur të përhapura në të gjithë Mesdheun, por gjithmonë e më shumë të rrezikuara nga gjuetia dhe veçanërisht ndotja e habitatit të tyre, mund të arrijë edhe një moshë 80-vjeçare, por nuk duket se ky është rasti i kafshës së ngordhur në Hamallaj.
Nuk dihet ende në qoftë se zvarraniku i detit është mbytur nga plastika e shumtë që ndodhet tashmë në ujërat tona, apo nga shkaqe të ndryshme që mbeten për t’u përcaktuar.