Arkeologu gjerman i cili njihet për zbulimin e Trojës, Heinrich Schliemann, në librin e publikuar në vitin 1869 në Paris me titull “Itaka, Peloponezi, Troja: kërkime arkeologjike” ka një shkrim interesant për fustanellën “La Foustanella”. Pjesa e shkëputur, e cila ndodhet në faqen 61 në libër, tregon një episod kur Schliemann duke udhëtuar në zonën e Itakës sul mohet nga qentë. I zoti i tyre, i cili ishte një i moshuar, ishte i veshur me fustanellë të bardhë. Pikërisht kjo veshje i bëri shumë përshtypje arkeologut gjerman dhe ndër të tjera shkruante:

“Ky është kostumi shqiptar i cili nuk u adoptua në Greqi që nga revolucioni; ai është mbajtur në Shqipëri që në kohët më të hershme; sepse ne shpesh e gjejmë të përshkruar në statujat e lashta dhe veçanërisht në atë të Pirros, mbretit të Epirit, në Muzeun e Napolit.”
Fotoja e parë: Portreti i Heinrich Schliemann 1822-1890. Fotoja e dytë: Gërmimet e Heinrich Schliemann në Mikenë publikuar në “The Illustrated London News” viti 1877.
Arkivi i Bibliotekes Bodeliane, Universiteti i Oksfordit.
Përgatiti: Ledi Zeqollari/faktor.al/
