Gjatë diktaturës shqiptarët gatuanin me vajgur. Vendi i gatimit ishte në banjë. Si në asnjë kohë tjetër, as në pushtimet më barbare, shqiptari nuk pati gatuar gjellën modeste të sajuar me produkte tollonash në vendin ku kryente nevojat personale.

Mirëpo edhe vajguri ishte bela për t’i gjetur. Partia edhe këtë e kishte racionuar me tollona. Shqiptari kishte sajuar lloj-lloj modelesh bidonash. Radhat e vajgurit ishin të gjata, por edhe ovale.

Aty zhvilloheshin vazhdimisht biseda të gjata nga bidonposeduesit e moshave të ndryshme./55News.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here