6.1 C
Pristina
Monday, October 25, 2021
Home KËSHILLA Kamomili kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës,...

Kamomili kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, etj

Kamomili – Matricaria chamomilla L.

Për këtë bimë gjetëm emërtimet e shumta nëpër viset e ndryshme të banuara me shqiptarë. Ndër emërtimet janë edhe: kamomil, maraqe, lule e bardhë, lulë e sariht, pupak, lulë kapuçi, lulëkthince, lulë e barkut, lulë e çenit, lulë e qenit, lulë e Shingjergjit, kopër mace etj.

Kamomili është bimë njëvjeçare e gjelbër, me rrënjë të degëzuara, të thepëta e të holla. Kërcellin e ka të hollë, të drejtë e të gjatë gjer më 60 cm, zakonisht të degëzuar. Gjethet i ka pejëzore dhe puplore, 2-3 herë në segmente të thepisura të ndara. Lulet janë të imëta, të grumbulluara në lulesë në formë gjysmëtopi, me ngjyrë të verdhë, të rrethuara përreth me petale të bardhë, të lakuara nga poshtë. Fryti i kamomilit është arrëz e imët. Zakonisht lulëzon prej muajit V-IX.

Në mjekësi dhe mjekësi popullore përdoren lulesat e kamomilit të njohura me emrin mjekësor Flores Chamomillae vulgaris. Këto lulesa thahen nën hije dhe në vend me qarkullim të ajrit dhe më pastaj përdoren në formë infuzi, çaji, tinkture, vaji, etj., kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, poashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jasht dhe brenda, kundër hemorroideve (si banjo ujore e kamomilit), te kokëdhembjet, për qetësim, për fshikëzën e urinës, zorrë, stomak, kundër rërës në mëlçinë e zezë, te urinimet me vështirësi, çrregullimet e menstruacioneve, si mjet kundër qelbëzimeve, etj. Pra, siç po e vëreni, kamomili ka veprim të gjerë dhe njihet si njëra nga bimët më mjekuese dhe ndër të parat që e ka përdorur njeriu. Poashtu përdoret edhe si pluhur, në formë kompresash, për banjo nga kamomili, etj. Kamomili nuk bën të zihet, por çaji i saj përgatitet kur me 300 ml. ujë të valë përvëlojmë 2 lugë çaji kamomil. Lëngu i tillë qëndron 15 minuta, pastaj kullohet dhe pihet. Për banjo te hemorroidet apo te sekrecioni i organeve gjenitale, përdoren 100 gr. kamomil, përvëlohen me 1 litër ujë valë. Pastaj kullohet pas 20 minutash dhe lëngu i verdhë i fituar përzihet me 30 litra ujë të nxehtë, ku i sëmuri ulet dhe bën banjo. Për pastrimin e lëkurës së fytyrës nga miteseret, puçrrat dhe pengesat tjera të lëkurës përdoret kjo këshillë: në 500 ml ujë valë vendosim 20 gr. kamomil dhe 10 gr. lule bliri. Mbyllet ena për 1 – 2 minuta me kapak, pastaj hapet dhe vendoset fytyra mbi enë që ta godet avulli mjekues. Që të mos ikë avulli anash, bëreni një peshkir rrotull dhe vendoseni në mes të enës dhe fytyrës. Gjersa të ketë avull, mbahet fytyra. Kjo të përsëritet 1 herë në javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A e dini historinë e mozaikut ‘Bukuroshja e Durrësit’?

Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” u zbulua në vitin 1918 nga arkeologu austriak Kamilo Prashniker dhe daton në shekullin e katërt para Krishtit....

”Kthjelltësia a qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën..”

BORA Kthjelltësia a qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Vjeshta e trishtueshme erdhi dhe iku. Tani...

Historia/Njihuni me dy njerëzit që mund të kishin parandaluar Luftën e Parë Botërore

Ne jemi larg dëshirës për luftë. Përderisa po zhvillohen negociata me Austrinë për llogari të Serbisë, trupat e mia nuk do të...

Zbulohet letra e rrallë e Skënderbeut në arkivat e Shuteriqit

Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk ishte vetëm Atleti i Krishtit, njeriu që mbajti larg dyerve të Europës Perandorinë Osmane, por edhe një njeri...

Recent Comments