Një komitet i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave hodhi poshtë kërkesën e kompanisë Pfizer për të injektuar në masë një dozë të tretë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Rekomandimi nënvizon se kjo dozë mund të jepet vetëm për personat mbi 65 vjeç dhe ata që konsiderohen si shtresa të rrezikuara. Paneli votoi 16 me 2 kundër shpërndarjes së dozes së tretë tek të gjithë amerikanët mbi 16 vjeç. Ata lejuan që doza mund të merrej nga të moshuarit dhe personat me sëmundje të rënda si diabet, sëmundje të zemrës apo obezitet që rëndojnë gjendjen e të infektuarve.

Por shpërndarja e dozës së tretë do të jetë jo-detyruese. Ekspertët e FDA argumentuan e nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për të marrë një dozë të tretë duke ngritur shqetësimin e miokarditetit tek të rinjtë. Vendimi vjen në një moment kur administrata e Presidentit Biden ka shprehur angazhimin për ofrimin e dozave përforcuese. Kryevirologu amerikan Anthony Fauci tha se nuk ishte i befasuar që ata nuk e rekomanduan dozën e tretë për të gjithë.

Në një letër të publikuar pak ditë më parë nga një grup shkencëtarësh amerikanë vaksinimi me 2 doza të mbron nga sëmundja në gjendje të rëndë edhe pse efektiviteti zvogëlohet me kalimin e kohës. Ata nënvizuan se një dozë përforcuese nuk do të ishte e përshtatshme në këtë moment.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here