“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 2 korrikut 1831, në faqen n°2, një ngjarje të rëndë për luftëtarët shqiptarët.

Image“Le Figaro”FOTO GALERI
Tre mijë koka!

Tiranët marrin lehtësisht hije; ata janë të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që rreth tyre fiton ndonjë pushtet; ata dridhen së pari për fuqinë e tyre; së shpejti ata vendosin për humbjen e atyre që mund ta trondisin atë. Kështu Pjetri I shkatërroi strelizët (streltsy – strélitz) në Rusi, Mehemed-Aliu mamelukët në Egjipt, Mahmudi jeniçerët në Turqi.

Sulltan Mahmudi (Mahmudi II) më vonë u alarmua nga fryma e pavarur, e pabindur e shefave shqiptarë. Ata u thirrën nga veziri i madh në një paradë të shkëlqyeshme dhe vdiqën në këtë festë ushtarake ku menduan se do të vinin për të kërkuar (marrë) shpërblime./Aurenc Bebja/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here