Reumatizma mund të prekë kyçet në të njëjtën mënyrë siç ndodh me gjymtyrët. Ajo shkakton mpirje, enjtje dhe dhimbje. Prekja e kyçeve nga reumatizma është e rrallë por jo e pazakontë. Në fillim sëmundja nis tek kockat e gishtërinjve të këmbës dhe më pas shpërndahet tek kyçet.

Në këtë mënyrë, sëmundja luan një rol pengues për lëvizjen dhe shkakton një parehati të madhe. Në këtë artikull do të mësoni se si reumatizma mund të ndikojë tek kyçet, simptomat dhe zgjidhjet natyrale kundër dhimbjes.

Ndikimi I Reumatizmës Tek Kyçet
Reumatizma shkakton inflamacion dhe ky i fundit ngurtësim të kyçeve. Sipas të dhënave, me kalimin e kohës, struktura kockore e kyçeve mund të preket dhe të pësojë ndryshime të përhershme. Për më tepër, reumatizma shkakton fërkime të forta mes kockave të ndërlidhura të kyçeve. Zonat më të prekura të këmbëve dhe kyçeve janë pjesa e thembrës, shputës, pjesa e sipërme dhe gishtat.

Me avancimin e sëmundjes, dhimbjet bëhen më të forta gjatë ecjes ose qëndrimit në këmbë. Po ashtu, këmba bëhet shënjestër e lehtë e nodulave, nyjeve kockore, kallove e problemeve të tjera. Përveç tyre, një person që preket nga reumatizma tek kyçet, vuan edhe nga lodhja, temperaturë e ulët, dobësim të muskujve dhe rënie në peshë.

Trajtimi i Reumatizmës Së Kyçeve
Shkaqet e vërteta të reumatizmës që prek kyçet janë ende pjesë e studimeve. E megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar ekspertët e mjekësisë të zbulojnë trajtimet më të mira për këtë problem mjekësor. Këtu përfshihet ndjekja e një aktiviteti fizik jo të rëndë që vë në punë kyçet, ushqyerja me produkte që luftojnë inflamacionin dhe medikamentet e rekomanduara nga mjeku. Duhanpirja është një faktor rreziku për këtë problem, ndaj përfitimet në shëndet janë afatgjata nëse e lini duhanin. Sipas ekspertëve, pacientët duhet t’i mbajnë kyçet në lëvizje për të përmirësuar fleksibilitetin e tyre.

Ushqimi dhe Kurat Natyrale
Kafeja
Pirja e 2 deri në 3 filxhanëve të kafesë në ditë i dobëson ndjeshëm kockat. Me kalimin e moshës kafeina pengon përthithjen e kalciumit, sidomos tek femrat.Nëse nuk ndiheni gati për të hequr dorë nga kafeja, atëherë duhet të siguroheni që të konsumoni të paktën 1,000 mg kalcium në ditë. Kjo vlen për femrat e moshës 19-50 vjeç. Hapi tjetër është që ta pini kafenë me qumësht të skremuar, që ka më shumë kalcium se qumështi me yndyrë të plotë.

Zgjidhni ushqime të shëndetshme për kocka të forta
Kalcium. Qumështi dhe produktet e tjera të bulmetit nuk janë të vetmet burime të kalciumit. Asimilimi i kalciumit kërkon shumë vitaminë K, magnez dhe një sërë mineralesh. Sipas të dhënave këto ushqyes të dobishëm mund t’i gjeni te boronicat dhe barishtet si spinaqi, lakrat e vogla, pazia dhe brokoli. Mos hezitoni t’i përfshini këto ushqime në gatimet tuaja të përditshme, duke shtuar hudhrën dhe vajin e ullirit. Lëngu i hithrës është efikas. Lexoni këtu për mënyrën e përgatitjes. Po ashtu kura me spec djegës dhe vaj ulliri të cilin e gjeni duke klikuar këtu. Bashkë me të, veshja e këpucëve ortopedike është e domosdoshme bashkë me mbajtjen e një peshe të mirë trupore./A

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here