Shumë prej nesh e fillojnë ditën duke pirë një filxhan kafe para se të arrijmë në punë a diku tjetër. Ky është një zakon shumë i përhapur në të gjithë botën, vetëm se ka vetëm një problem: Shumica prej nesh pinë një filxhan kafe me stomak bosh.

Përkundër faktit se kafeja ka përfitimet e saj, ajo na shkakton edhe disa probleme. Njëra prej tyre është që nëse pini kafe në stomak bosh, mund të shkaktojë djegie të stomakut dhe probleme me tretjen.

Kur keni uri dhe mendoni për ushqimin, stomaku juaj fillon të lëshojë acid. Kur pini kafe, ajo ka të njëjtin efekt në stomakun tuaj. Kjo çon në lëshimin e një sasie të madhe të acidit në stomak i cili mund të dëmtojë shtresën e stomakut.

Specialistët rekomandojnë të pini kafe vetëm pasi të hani mëngjes ose në mesditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here