Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI:  Të gjykohet post mortem Dr.Vladan   Gjorgjeviq dhe vepra e tij raciste ANTISHQIPTARE  (1913)  

*** Këtë duhet ta bëjnë qeveria e Tiranës dhe e Prishtinës përmes ministrive të Drejtësisë, që t’i urdhërojnë gjykatat përkatëse për dënimin post mortem të Dr. Vladan Gjorgjeviqit, i cili  në mënyrën më ataviste ka  gënjyyer gjithë Evropën dhe mbarë botën, se “shqiptarët janë të egër, me bishta, pa komb dhe pa atdhe…”

Vërtet, është absurde, e pashpejgueshme dhe antihumane se si deri më sot as politika e as shkenca shqiptare nuk e kanë bërë “çështje’ veprën bestiale raciste antishqiptare të Dr.Vladan Gjorgjeviqit “Arnauti i velike sile”, të publikuar më 1913, si platformë për shfytyrimin dhe për shfarosjen e kombit shqiptar në Ballkan.

Dr. Vladan Gjorgjeviq (“ish-kryeministër, ish-akademik, ish-kirurg, ish-themelues dhe kryetar i Shoqërisë së Mjekëve Serbë”) në librin e tij me përmbajtje raciste, urrejtëse, anticivilizuese antishqiptare, me titull “Arnauti i Velike Sile” (1913), shqiptarët i ka  poshtëruar, degraduar, diskredituar dhe  shpërfytyruar si qenie normale njerëzore, duke i quajtur para gjithë botës “ të egër dhe me bishta, primitivë dhe të paqytetëruar, të cilët nuk meritojnë të kenë shtetin e vet në Ballkan”.

Për këtë shkak gjykatat përkatëse në Tiranë dhe në Prishtinë, patjetër duhet të  ngrejnë procedurë të ligjshme penale për dënimin post moretm të racisitit serbomadh Dr.Vladan Gjorgjeviq, i cili me veprën e tij me përmbajtje raciste dhe gjenocidale  ka fyer shqiptarët si qenie normale njerëzore (duke i paragjykuar si të “egër dhe me bishta”.

Nuk ka asnjë dilemë se kjo vepër  e V. Gjorgjeviqit  është një instrument injektues për nxitjen e  ultranacionalizmit serb, me qëllim të shfarosjes së qenies shqiptare në Blalkan, edhe si etni, edhe si komb, edhe si racëe, edhe si civilizim, edhe si nocion gjeopolitik dhe gjeografik, edhe si atdhe , duhet patjetër, që post mortem të gjykohet në ndonjërën nga gjykatat përkatëse të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Derisa ushtritë pushtuese serbo-malazeze e bullgare (1912-1914) kinse po ndiqnin pushtuesin osman, ata okupuan me gjenocid  më se gjysmën e territorit të Shqipërisë Etnike.

Gjatë kësaj periudhe  të shkurtër historike, ushtritë serbe dhe malazeze , në emër të rremë të “çlirimit të territoreve të tyre vran, masakruan, dogjën mbi “150.000 shqiptarë” (foshnja, fëmijë, nëna shtatëzëna, gra, pleq, djemë, vajza dhe burra – M.H.) dhe i hodhën në flakën dhe në zjarrin e shtëpive të tyre, me qëllim, që t’i fshehnin gjurmët e krimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe vatrave të tyre.

Këtë gjenocid serb e mbështeti dhe e frymëzoi me librin e tij nazifashist Dr. Vladan Gjorgjeviq ( të cilin më 1913  e publikoi serbisht, gjermanisht, frengjisht dhe anglaisht): “ Shqiptarët nuk janë një komb, por vetëm një përzierje fisesh pa  bërthamë të përbashkët, pa gjuhë të njësuar, pa histori e pa atdhe. Ata s’mund të mbahen si një popull (komb), pse populli është një rezultat politik, kurse shqiptarët janë ende në një shkallë kulturore parahistorike e nuk shfaqin as në cilësi , as në karakter të tyre kurrnjë aftësi për t’u  bërë elemente-pjesë të shtetit…Prandaj, pavarësia e Shqipërisë a formimi i një shteti shqiptar  i  mëvetësishëm është jo vetëm  një gjë e pamundur, por edhe një rrezik i madh për Ballkanin dhe për Evropën.” ( Shih: Vladan Gjorgjeviq, Les Albanais et les Grandes Puissances, f.255, op cit. në f.41 të librit “ Të Drejtat e Shqipërisë Etnike” ( Shkodër, 2001).

 Pse Evropa e dikurshme  1912-1920  (dekada e dytë e shekullit XX) fare nuk “pjerdhi” për ta gjykuar  këtë vepër me përmbajtje fahsitoide, raciste dhe gjenocidale të Dr. Vladan Gjorgjeviqit kundër kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, nuk është fare e çuditshme  dhe e befasueshme, sepse ishte aleate e Rusisë dhe e Serbisë, që nga Kongresi i Berlinit (1878); nga Konferenca e Londrës së Ambasadorëve (1912-1913),  e Konfernecës Paqësore të Versajes (1919-1920). Mirëpo, është për çdo kritikë dhe për çdo gjykim të pafalshëm, pse elitat politike dhe shkencore shqiptare  (1913-2021) as në regjimin e Ahmet Zogut, as në regjimin  e Enver Hoxhës e as në regjimin e Sali Berishës, të Fatos Nanos, të Ilir Metës, të Pandeli Majkos, të Edi Ramës, të Rexhep Mejdanit, të Bamir Topit, të Alfred Mojsiut etj., asnjëherë nuk  u kujtuan që botërisht ta denoncojnë veprën, qëndrimet dhe pikëpamjet shoviniste, raciste, fashiste dhe anticivilizuese të Dr. Vladan Gjorgjeviqit, i cili na quajti të “egër dhe me bishta” !?

Një heshtje e tillë “varri” është jo vetëm e turpshme,  por edhe vetëmohuese dhe, tërësisht e pajustifikueshme. Mjaft keni heshtur, mjaft e keni amnistuar Serbinë nga të gjitha pushtimet gjenocidale kolonialiste dhe imperialiste (1876-2021), ka ardhur koha , që tani t’ia përplasim në fytyrë të gjitha të zezat dhe krimet, që I ka kryer ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike.-Fundja, do të ishim të katandisur nëse do të pranonim bashkëpunim dhe koekzistnecë paqësore  me Serbinë, që të integrohemi qoftë në “minishengene” apo “makroshengene”  ballkanike pa i paguar ajo  një për një borxhet e vjetra shekullore ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike.©MekuliPress/ 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here