6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI "Kosovën e mbrojtën 40 mijë shqiptarë, otomanët ia mbathën të parët"

“Kosovën e mbrojtën 40 mijë shqiptarë, otomanët ia mbathën të parët”

Pushtimi serb i Kosovës në vjeshtën e ftohtë të vitit 1912 bëri jehonë në shtypin evropian.

Gazetat e kohës, që përcillnin lajm pas lajmi nga rrjeti i korrespodentëve që siguronin informacione nga frontet e luftës, pikasën edhe rezistencën e shqiptarëve në Kosovë.

«Ushtria e tretë serbe ka përparuar në pllajën e Kosovës, ku është kundërshtuar nga 40 mijë njerëz, kryesisht arnautë (shqiptarë), me dhjetë kompani të nizamëve dhe katër bateri të artilerisë», shkruan gazeta «Leader» në numrin e saj të 26 tetorit 1912.

Në artikull jepet njoftimi edhe për luftimet e hapërdara dhe humbjet e konsiderueshme nga pala serbe.

«Luftime të ashpra janë zhvilluar, duke filluar prej Rashkës në veri të Pazarit të ri, deri në Veligllavë. Humbjet e serbëve kanë qenë të rënda…», vijon artikulli.

Sipas artikullshkruesit, serbët më në fund ia kishin dalë mbanë të merrnin një grumbull shtëpish përreth Senicës, në veriperëndim të Pazarit të ri.

Gazeta «Leader» veçon edhe rezistencën në Prishtinë, ku siç thuhet në artikull «avancimi i trupave serbe u kundërshtua rreptë».

Rezistenca shqiptare ishte përqëndruar në kalimin e Teneshdollit (fshat sot në veri të Prishtinës – shën. i red. Konica.al), por serbët arritën, pas luftimesh të ashpra, të hynin aty dhe më pas të merrnin edhe vetë Prishtinën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments