6.1 C
Pristina
Thursday, September 16, 2021
Home KURIOZITETE Selman Waksman, nobelisti që shpëtoi botën nga turbekulozi

Selman Waksman, nobelisti që shpëtoi botën nga turbekulozi

Biokimisti amerikano-hebre shpiku streptomicinën me të cilën fitoi edhe Çmimin Nobel në vitin 1952.

Selman Waksman është një nga fituesit e shumtë hebrenj të Çmimit Nobel për Mjekësi. Ai e fitoi atë në vitin 1952, për “zbulimin e streptomicinës, antibiotikut të parë efektiv kundër turbekulozit”.

Selman Abraham Waksman (22 korrik 1888 – 16 gusht 1973) u lind në një familje hebreje (Jacob Waksman dhe Fradia London) në Nova Pryluka në ish-Perandorinë Ruse, sot pjesë e Ukrainës dhe që numëron rreth 2 mijë banorë.

Ai është një shpikës amerikano-hebre, biokimist dhe mikrobioligjist, i cili zbuloi një numër të konsiderueshëm antibiotikësh, që e bënë atë një shkencëtar të shquar.

Ai emigroi në SHBA kur ishte 22 vjeç (1910) pasi mbaro gjimnazin në Odesa ndërsa gjashtë vjet më pas ai mori nënshtetësinë amerikane.

Ai u diplomua fillimisht për Agrikulturë në Kolegjin Rutgers, por më pas ai iu përkushtua bakterologjisë. Ai fitoi doktoraturën në Biokimi (1918) dhe punoi në Universitetin Rutgers në Departamentin e Biokimisë dhe Mikrobiologjisë.

Në vitin 1951, ai themeloi Waksman Foundation of Microbiology, ndërsa një vit më pas mori Çmimin Nobel në Mjekësi, si dhe është nderuar me shumë çmime të tjera të rëndësishme.

Selman Waksman është autor ose bashkëautor i 400 punimeve shkencore, 28 librave dhe 14 pamfleteve shkencore.

Ai vdiq në moshën 74-vjeçare dhe në varrin e tij është shkruar hebraisht dhe anglisht: “Toka do të hapet dhe do të sjellë shpëtimin”, një psalm nga Isaaku 45:8.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lista me 30 të pasurit që u vranë dhe grabitën nga regjimi komunist

Edhe pse nuk ishin përfshirë kundër sistemit, ata u ekzekutuan, dënuan dhe internuan pasi ishin të pasur dhe iu sekuestrua çdo pronë...

Ja si dukej kalendari i lashtë Shqiptar

Populli shqiptar ka patur që në kohëra të lashta një kalendar të vetin, i cili është kalendar unik në botë përkah veçoritë...

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Këtu janë udhëzimet hap pas hapi që bletët përdorin për të bërë prodhimin e tyre të shurupit. 1. Mjalti...

Misteri/ Uji merr ngjyrën e gjákut ashtu siç përmendet edhe në Bibël

Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur...

Recent Comments