Pyetjet më të shpeshta që ju bëjnë dietologëve, është se në bazë të grupit të gjakut, a duhet të ushqehemi me një regjim, apo mund të konusmojmë çdo lloj ushqimi? Shumë njerëz kanë pësuar reaksion kimik midis tipit të gjakut dhe ushqimit që kanë konsumuar, kjo është mëse e sigurt. Sipas mjekëve, ky reagim vjen si pjesë e trashëgimisë dhe ndodh kryesisht për shkak të disa proteinave të quajtura lektina, roli kryesor i të cilave është mbajtja së bashku e molekulave që ndikojnë në gjak dhe mund të gjenden edhe në ushqime. Kur ju konsumoni ushqime që përmbajnë lektina, qelizat e gjakut aktivizohen. Në bazë të një kategori ushqimesh, mjekët kanë arritur të përcaktojnë se çfarë ushqimesh duhet që të konsumoni sipas grupit të gjakut.
Grupi i gjakut 0
Në rast se keni këtë lloj gjaku, dieta juaj duhet të përbëhet kryesisht nga proteinat shtazore. Ju duhet të konsumoni shumë peshk, mish pule, mish viçi, mish qengji, prodhime deti. Duhet që të shmangni qumështin, vezët, fasulet dhe bishtajoret.
Grupi i gjakut A
Duhet të konsumoni çajra, perime dhe shumë fruta. Njerëzit me këtë grup gjaku janë të prirur të kenë shumë enzima dhe baktere që ndihmojnë në procesin e tretjes. Idealë për ju janë mollët, zarzavatet, brokoli apo hudhra. Sistemi juaj tretës mund të pranojë edhe ushqime me proteina optimale si pasta, drithëra, etj.
Grupi i gjakut B
Nëse keni këtë grup gjaku duhet të hani sa më shumë peshk, mish të kuq, gjeldeti, djathë, kos dhe qumësht. Gjithashtu mund të konsumoni ananas, banane dhe rrush. Përpiquni të shmangni thekrën, misrin, grurin dhe farërat e ndryshme.
Grupi i gjakut AB
Vetëm 5% e njerëzve i përket këtij grupi gjaku, dhe ata ndajnë tipare midis grupit A dhe grupit B. Për këtë arsye, ata mund të konsumojnë një gamë të gjerë ushqimesh. Duhet të keni kudjes me konsumimin e mishit sepse aciditeti i stomakut është i ulët tek ju dhe shpesh ai mund të mbetet i patretur.Mund të konsumoni prodhime deti, perime, vezë dhe qumësht. Ju mund të keni një sistem të fortë imunitar duke ndjekur një dietë të pasur me perime dhe karbohidrate të ndryshme.