Nga Albert Vataj

Për lotët e krokodilit kemi dëgjuar dhe lexuar shumë. Madje mund të them me plot bindje se ju mund ta keni përdorur ose dikush ua ka thënë juve këtë shprehje “qan me lot krokodili”. Po çfarë fshihet pas kësaj shprehje, sa e vërtet është?

Shprehja që nënkupton emocionet të rreme në fakt vjen nga një legjendë e lashtë se krokodilët qajnë kur vrasin prenë e tyre. Në fakt ka diçka të vërtetë, gjëndrat që i mbajnë sytë e tyre të njomë ndodhen pranë fytit, në momentin që krokodilët shqyejnë prenë e tyre gjëndrat shtypen duke provokuar nxjerrjen e lotëve.

“Lotët e krokodilit” është shprehje e vërtetë, pavarësisht interpretimit që është bërë me kalimin e kohës, e cila lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e njerëzimit.

Fraza rrjedh nga një besimi të lashtë se krokodilët derdhin lot, ndërsa konsumojnë prenë e tyre. Krokodilët kanë kanalet lotsjellëse, të cilat sekretojnë nga gjendrrat në sinus një lëng, që i njohim “lot krokodili” dhe që shërben për të vajos sytë e tyre, në mënyrë tipike. Megjithatë, të dhënat sugjeron se kjo mund të jetë shkaktuar nga të ushqyerit.

Edhe në fushën e mjekësisë nuk mund të mos hynte kjo. Sindromi ” lot krokodili” është pasojë e një paralize të pjesshme në fytyrë. Një mosfunksionim i nervurave i të sëmurit shkakton derdhje të herëpashershme lotësh. Neuropatologu Russian FA Bogorad  ishte i pari që e përshkroi patologjinë dhe shkakësinë e saj që në vitin 1926, për ta lënë në historinë e mjekësisë si “simptomi i lotëve të krokodilit”)

“Lotët e krokodilit”, si çdo fenomen tjetër edhe ai nuk ka ikur pa patur interes dhe pa përftuar, qoftë edhe anektoda, sipas së cilave krokodili derdh lot për të mëshiruar viktimën që ka ngrënë.

Shkrimtari Edward Topsell, ofron një shpjegim ndryshe për “Lotët e krokodilit”. Ai argumenton se: “Nuk ka kafshë që qan pa arsye. I tillë është edhe krokodili. Ai shkon shumë larg kur mendon se krokodili përdor lotët si një karrem për të joshur me dhembshuri prenë e vet. Megjithatë, Topsell gjithashtu i referohet edhe tregimeve të vjetra, të cilat flasin për krokodilin që qan kur ha një njeri, duke e krahasuar me Lotët e Judës, atë pendesë të rreme biblike të tradhtarit të Jezusit të Nazaretit.

“Lotët e krokodilit” është përhapur si subjekt përrallash për herë të parë gjerësisht në gjuhën angleze në tregimet e Sir John Mandeville, në shekullin e 14-të.

Por dhe më i madhi i tragjedisë botërore, anglezi William Shakespeare, e ka përdorur disa herë në veprën e tij monumentale alegorin e “Lotëve të krokodilit”. Ai e përdor në të dy versionet, si një mashtrim dhe si pendim i gënjeshtërt. Një shembull i dukshëm është te Othello, Akti IV, Skena I, në të cilën Othello bind veten se gruaja e tij i’a ka me hile. Gjithashtu tragjikomediani i madh e ndërfut këtë edhe Henry VI, Pjesa II , Akti III, Skena I, në të cilën i referohet emocionet të rreme të Dukës së Gloucester, për Richard III. Në Antonit dhe Kleopatrës , Akti II, Skena VII, Mark Antony qorton Lepidus.

Shekspirit i është bashkuar edhe Edmund Spenser i cili e ka quajtur krokodilin “dinak mizor”, i cili përmes një pikëllimi të rremë fsheh dredhinë e tij të dëmshme. E vazhdojnë pafund tematizime të tjera në lëmin e krijimit, por mbi të gjithë e anatemuar nga alegoria e “Lotëve të Krokodilit” është femra, shumë prej të cilave i përdorin lotët si një karrem, si një mënyrë e sofistikuar mes dhimbjes, pikëllimit dhe mëshirës për të qenë të favorizuara në arritjen e qëllimeve të tyre.

Sipas Adam Britton: “Është e vështirë për të gjetur origjinën e këtij miti të veçantë, por është e lehtë për të parë pse ai është bërë kaq popullore. Për një krijesë kaq të pamëshirshme si krokodili, lotët mbi viktimën e saj janë vërtetë një ironi e paharrueshme, e cila ka frymëzuar krijues të ndryshëm duke u thurur kaq e kaq trajtesa shprehëse të kësaj alegorie”.

Në fund të fundit lotët e krokodilit nuk kanë asnjë lidhje me gjendjen e saj emocionale. Nuk janë gjë tjetër vetëm një nevojë biologjike e kësaj specie për të lëngëzuar sytë që i janë tharë pas një qëndrimi për një kohë të gjatë në thatësirë.

Në rastin e krokodilat amerikanë dhe krokodilit të detit, lotët ndihmojë që ajo të nxjerrë nga sytë kripën e tepërt që ka konsumuar ndërkohë që ushqehej.

Në vitin 2006, neurologu Malcolm Shaner, i ndihmuar nga Kent Vliet, një studiues i Universitetit të Floridës, vendosi për të testuar krokodilët ose pjesëtarët e tjerë të kësaj familje, si aligatorët dhe caimans, të cilët gjithashtu “qajnë”, ndërsa ushqehen.

Studimi vërteton se pesë nga shtatë kafshët e përdorura si kavie në këtë eksperimet qanin ndërkohë që ushqeheshin. Grupi e hulumtuesve doli në përfundimin se kjo “qarje” lotrrjedhje mund të shkaktohet nga avujt e nxehtë të ajrit gjatë të ushqyerit të species, e cila është e detyruar nëpërmjet sinuseve, të stimulojë gjëndrat lotsjellëse për të lëngëzuar sytë e tharë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here