Kur Poseidoni dhe Apolloni hynë në një komplot për ta kyçur (izoluar) Zeusin, Zeusi u ofendua dhe për këtë, i dërgoi ata të shërbenin me mbretin Laomedon si ndëshkim për sjelljen e tyre.
Ata do urdhëroheshin që të punonin për Laomedon-in i cili u premtoi shperblime, të dy hyjnitë që përngjanin me njerëzit morën përsipër të ndërtonin mure të mëdha rreth qytetit Trojës (Ilium).
Por kur mbaruan, mbreti nuk pranoi të përmbushë marrëveshjen e tyre të shpërblimit. Në shenjë hakmarrjeje, nje brez para Luftës së Trojës, Apolloni dërgoi një murtajë në Trojë ndërsa Poseidoni lëshoi një përbindësh nga deti, i cili bëri shumë përmbytje.
Orakujt e Dodonës parathanë se çlirimi nga këto fatkeqësi do ndodhi nëse Laomedoni do të ekspozonte vajzën e tij Hesionen të gllabërohej nga përbindëshi i detit.
Mbreti pranoi dhe e ekspozoi ate duke e lidhur në shkëmbinjtë afër detit. Por rastësisht, pasi luftoi Amazonat, Herakliu (Herkuli) që kalonte nëpër Trojë pa vajzën të sakrifikohej.
Heroi premtoi të shpëtonte princeshën me kusht që të merrte nga Laomedon-i pelën që Zeusit i kishte dhënë në kompensim për Ganymedin. Në fjalën e Laomedonit se ai do t’ua jepte atyre, Herakliu (së bashku me Oekleun dhe Telamon-in) vranë përbindëshin dhe shpëtuan Hesionën në minutën e fundit.
Por kur Laomedoni nuk donte tua jepte shpërblimin e parashikuar për veprat e tyre, Herakliu (Herkuli) u nis të bënte luftë me Trojën.
Por, ndërsa Laomedoni marshoi kundër anijeve sulmuese dhe vrau Oekleun në betejë, por më pas u zmbrapsur nga trupat e Herakliut (Herkulit), dhe u rrethua. Telamoni ishte i pari që theu murin mbrojtes të Trojës dhe hyri në qytet, dhe pas tij Herakliu.
Kur biri i Zeusit kishte marrë qytetin dhe vrau Laomedonin dhe bijtë e tij, përveç Priamit, të cilin e lejuan të ishte mbret i Trojës.
/Marrë nga Albanian Historical Society /konica.al