6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Historia që nuk e dinit! Isa Boletini me 15 mijë shqiptarë hyri...

Historia që nuk e dinit! Isa Boletini me 15 mijë shqiptarë hyri në Dibër, garnizoni serb ka pësuar humbje të rënda

Në në faqen n° 236 të dokumentit me titull “Documents diplomatiques français, 1871-1914. Série 3,Tome 8 / Ministère des affaires étrangères. Commission de publication des documents relatifs aux origines de la guerre de 1914.”, gjejmë një telegram të zëvendës – konsullit francez në Manastir, drejtuar asokohe ministrit të punëve të jashtme të Republikës franceze, në lidhje me hyrjen e Isa Boletinit dhe 15 mijë luftëtarëve shqiptarë në Dibër për të sulmuar garnizonet serbe.

Çfarë përmban me konkretisht ky telegram ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Z. De Berne – Lagarde, Zëvendës-Konsull i Francës në Manastir, për Z. Pichon, Ministrin e Punëve të Jashtme.

Manastir, 25 Shtator 1913, ora 11

(Marrë : 26 shtator, ora 14)

“Forcat e mirëorganizuara shqiptare, prej 15,000 burrash, nën udhëheqjen e dukshme të Isa Boletinit, kanë hyrë në Dibër. Garnizoni serb, pasi pësoi humbje të rënda, i duhej të braktiste të gjithë Dibrën e poshtme dhe të tërhiqej në Strugë duke lënë dy topa artilerie në duart e shqiptarëve. Në të njëjtën kohë, banda të shumta bullgare, sigurisht me nxitjen e qeverisë së vendit të tyre, kanë hyrë në aksion.

Disa prejt tyre bashkëpunojnë me shqiptarët, ndërsa të tjerat kanë angazhuar një guerilje të vërtetë në zonat që ndodhen në veri dhe në perëndim të Manastirit.

Shqiptarët, të cilët kanë me vete një numër të caktuar topash, dhe me sa duket, drejtohen nga oficerë austriakë, kanë arritur pranë Strugës.

Situata konsiderohet kritike, pasi serbët nuk kanë trupa të mjaftueshme.

Presim këtu ardhjen e katër regjimenteve që padyshim do të vijnë nëpërmjet hekurudhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments