6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home RETROSPEKTIVË 4 milion viktima: Pamjet e eksperimentit marksist

4 milion viktima: Pamjet e eksperimentit marksist

Një ditë në verën e vitit 1933, në një fshat në Ukrainë, në atë kohë pjesë e Bashkimit Sovjetik, një djalosh i vogël u zgjua mbi sobën e familjes.

Ai po vdiste për bukë- në kuptimin e plotë të fjalës.

“Baba, dua të ha,” nisi të qante.

Por shtëpia ishte e ftohtë dhe babai nuk fliste.

Djali shkoi sipër babait, që dukej sikur po flinte.

Më pas i doli shkumë nga hunda.

“I preka kokën. E kishtë te ftohtë,” kujton ai.

Pak më vonë mbërriti një karrocë e mbushur me trupa njerëzish.

Dy burra u futën brenda, morën trupin e babait të tij dhe e hodhën mbi karrocë.

Më pas u larguan.

Djali u largua nga shtëpia.

Ai nisi të udhëtonte nëpër fusha, të flinte ku të mundej dhe hante çfarë i dilte përpara. Megjithatë ia doli të mbijetonte.

Por katër milionë ukrainas të tjerë nuk e kishin këtë fat.

Zia e bukës që goditi Ukrainën në vitin 1932-1933 ishte një nga katastrofat më të rënda në historinë europiane.

Por në Perëndim nuk njihet aq mirë.

Në Ukrainë njihet me emrin Holodmor.

Pas saj nuk ishte vetëm një njeri- Stalini që drejtoi Bashkimin Sovjetik deri në vitin 1953, por një ideologji e tërë, që synonte të ribënte një shoqëri sipas modelit komunist.

Edhe sot, në mënyrë të pabesueshme, ka nga ata që e mohojnë zinë e bukës.

Në Rusinë e Vladimir Putin ka nga ata njerëz që nuk e paraqesin Stalinin si një tiran monstruoz, por si një lider i fortë që e bëri Rusinë të ecë kokëlartë në botë.

Falë Zotit është libri i autores dhe gazetares Anne Applebaum, “Zia e kuqe e bukës”, që nuk lë asnjë dyshim se Stalini ishte përgjegjës për atë që ndodhi në Ukrainë.

Rrënjët e zisë së bukus qëndrojnë në marrëdhëniet e tensionuara mes Rusisë dhe Ukrainës, që ndjehen edhe sot.

Ukrainasit ishin shumë konservatorë, ruanin traditat e tyre dhe nuk ishin entuziastë për të ardhmen e shndritshme marksiste që u kishte premtuar Kremlini.

Dhe më pas erdhi katastrofa.

I vendosur për të thyer rezistencën e fshatarëve, Stalini urdhëroi kolektivizimin e plotë.

Kolektivizimi duket një fjalë e thatë teknike, madje e mërzitshme.

Por pasojat njerëzore ishin të thella dhe dramatike.

Parimi ishte i thjeshtë: fshatarët e pasur duhet të likuidoheshin duke i vrarë, mërguar apo vdekur urie.

Pjesa tjetër do ishte pjesë e një ferme të madhe shtetërore, ku do të punonin pa pushim për të mirën e madhe sovjetike, në vend që të përfitonin privatisht.

Ajo që pasoi ishte horror.

Njerëzit e Stalinit konfiskuan gjithçka nga toka pjellore ukrainase. Grurin e tyre e shisnin jashtë për të blerë makineri industriale.

Policia sekrete nisi të raportonte për trupa njerëzish të vdekur kudo nga zia e bukës.

Por Stalini nuk bëri asgjë. Madje ai akuzonte nacionalistët ukrainas se po e shpiknin këtë histori, të nxitur nga kapitalistët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë “Ne zbuluam se toka e kishës përbëhet nga...

Teknologjia e parë në botë, ari do të nxirret nga telefonat e vjetër

Ari dhe metalet e çmuara do të nxirren nga telefonat dhe laptopët e vjetër. “Mint Royal” planifikon të prezantojë...

Këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë të mbarë

Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme...

Kush ishte kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit...

Recent Comments