Shumëkush e mban mend mjerimin në kohën e komunizmit në Shqipëri, ku njëri prej sektorëve më të prekshëm, transporti publik, ngjasonte me të bërit ‘safari’.

Për të udhëtuar nga një qytet në tjetrin për një gëzim, punë apo hall, njerëzve u duhet të sfiliteshin duke u ngritur që me natë për të udhëtuar majë karrocerisë së një ZIS-i, GAZ-i apo Skode.

Në zonat më të urbanizuara gjeje edhe trena apo autobusë, madje në qytete kishte edhe taksi, por ato ishin gjithsesi një luks dhe nuk mbulonin çdo destinacion.

Në shumë zona të thella të vendit transporti ishte një aventurë me vete dhe një okazion në shpresë të mjeteve rastësore që mbulonin ato akse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here