6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home KURIOZITETE Historia e pabesueshme e flamurit amerikan

Historia e pabesueshme e flamurit amerikan

Për shumë amerikanë flamuri kombëtar është një simbol thuajse hyjnor. Por në fund të viteve 1700, gjatë Revolucionit Amerikan, regjimente të ushtrisë nën drejtimin e Xhorxh Uashingtonit, përdornin flamuj të ndryshëm gjatë luftës për pavarësi nga Britania.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Nikoleta Iliç foli me një ekspert të historisë së flamurit amerikan lidhur me origjinën e flamurit dhe dizenjot e ndryshme para se të arrihej tek flamuri aktual:Flamuri amerikan ka kaluar shumë transformime për të marrë formën aktuale, tregon Earl Williams.

“U transformua nga flamur jozyrtar në flamur zyrtar. Nuk mund të themi se kush e krijoi flamurin jozyrtar. Por ai u përdor për herë të parë nga John Paul Jones, toger në Ushtrinë Kontinentale. Ai pretendonte se në dhjetor 1775 kishte ngritur në anije një flamur me 13 shirita: shtatë të kuqe dhe gjashtë të bardha dhe në qoshen e sipërme, majtas, kishte flamurin britanik”.

Ëilliams është ekspert i flamujve të vjetër. Ai thotë se çdo flamur i vjetër tregon një histori. 13 shiritat përfaqësojnë solidaritet mes 13 shteteve të para dhe qëndresën e tyre përballë britanikëve.

“Ky është flamuri që përdori Xhorxh Uashingtoni në zyrat e tij në Kejmbrixh të Masaçusetsit. Më pas këtë dizajn përqafuan edhe kolonitë e tjera në 1776”.Ky ishte flamuri jozyrtar me rastin e pavarësisë më 4 korrik, 1776. Flamuri i parë zyrtar u krijua më pas nga kongresisti Francis Hopkins nga Nju Xhërsi.“Ky u bë flamuri zyrtar më 14 qershor 1777, ose 11 muaj pas shpalljes së pavarësisë”.Hopkins ishte artist dhe dizajner. Ai fillimisht e krijoi flamurin për Marinën Amerikane.

“Të dhënat tregojnë se ai krijoi dy flamuj, ndoshta tre. Një për Amerikën, një për marinën dhe një ndoshta për Artilerinë e Këmbësorisë”.

Megjithëse nuk janë gjetur skica për flamurin e parë, ka vizatime të vulave që ka krijuar Hopkins. Në një prej tyre shihet flamuri amerikan me 13 shirita: shtatë të bardha dhe gjashtë të kuqe. Në flamurin e marinës, shiritat e kuq janë në perimetrin e jashtëm, që ta bëjnë flamurin më të dallueshëm në det. Hopkins shkruante në një letër drejtuar Kongresit:

“Kam krijuar flamurin e Shteteve të Bashkuara, Vulën Kryesore, Vulën e Thesarit dhe dizajnin e dollarit”.

Për punën e tij Hopkins kërkoi të shpërblehej me afro 105 litra verë. Nuk dihet se ç’ndodhi më tej me përfshirjen e Hopkins, por dimë se Betsy Ross, gruaja nga Filadelfia që qëndisi flamurin për Xhorxh Uashingtonin, u shndërrua në një simbol kombëtar.

“Në fakt historia lidhur me Betsy Ross doli nga familja e saj, vite më pas. Por gjatë revolucionit kjo histori nuk qarkullonte publikisht”.

Fillimisht historia e Betsy Rossit u tregua në vitet 1870. Të paktë ishin ata që e vunë në dyshim këtë variant të lindjes së flamurit, pasi dihej shumë pak mbi frymëzimin dhe artistët që e krijuan këtë simbol të famshëm amerikan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments