Mosmarrëveshja midis Frojdit dhe Jungut është ngjarje historike, që ka formësuar psikanalizën, siç e njohim aktualisht. Distancimi i Jungut nga teoritë e mësuesit hyri në histori si “tradhtia e delfinit”. Jung e admironte shumë punën e Frojdit, sidoqoftë, në një moment, pozicionet e tyre teorike morën drejtime të ndryshme, derisa Karl Jung u dëbua nga Shoqëria Psikoanalitike e Vjenës. Kjo ishte edhe zanafilla e mosmarrëveshjes midis Frojdit dhe Jungut, që pati një rëndësi të madhe për zhvillimet teorike të mëvonshme, sidomos për studiuesit psikoanalitikë dhe historianët intelektualë./Konica.al
Nëse figura e Sigmund Frojdit është e rëndësishme për të kuptuar origjinën e psikanalizës, figura e Karl Gustav Jungut nuk është më pak. Në fakt, si “mësuesi” i tij, psikiatri zviceran, i lindur më 1875, ishte një nga themeluesit kryesorë të psikanalizës dhe kontribuoi në lindjen dhe zhvillimin e orientimit modern psikoanalitik.
Mosmarrëveshja mes tyre, njihet si ngjarja historike që formësoi psikanalizën.
Në këtë kontekst, strategjitë retorike të zbatuara nga Frojdi dhe lëvizja psikoanalitike për të krijuar, përjetësuar dhe kontrolluar praktikat psikoanalitike ishin një çështje qendrore, siç ishte dëbimi i disidentëve. Hipoteza më solide mbi tolerancën e Frojdit ndaj mospajtimit të qartë dhe të hershëm të Jungut, nxjerr në pah rolin strategjik të psikiatrit zviceran në konsolidimin dhe përhapjen e lëvizjes psikoanalitike që po merrte hapat e parë në ato vite. Thuhet se periudha më komplekse e marrëdhënies së tyre ka qenë rreth vitit 1912, kur Frojdi u përpoq për herë të parë të hedhë poshtë teoritë e Jungut, ashtu siç bëri me ato të Alfred Adlerit. Kjo shënoi fillimin e mosmarrëveshjes midis Frojdit dhe Jungut. Duke mos u pajtuar me teoritë e tij, Frojdi e përcaktoi kontributin e Jungut, si të panevojshëm. Ky ndryshim mendimi midis Frojdit dhe Jungut, ndryshoi historinë e psikanalizës, përgjithmonë. Në letrën e parë, ku Jung ekspozon pikëpamjet e tij mbi natyrën simbolike të tabusë së incestit, Frojdi i përgjigjet se ai e konsideron këtë risi, si regresive dhe tepër adleriane. Nga ana tjetër, Jung deklaron i indinjuar se, me trishtim, ka verifikuar “çfarë lëvizjesh të forta emocionale në kundërshtim me propozimet e mia, lindin tek ju” (McGuire & Sauerländer, 2012). Në të njëjtën përgjigje (8 qershor 1912), Jung përmend konferencat e ardhshme në Shtetet e Bashkuara. Frojdi këmbëngul se, interpretimet e teorive të tij mbi tabunë e incestit dhe libidos janë të gabuara. Madje, e interpreton këtë letër të fundit, si një dorëheqje zyrtare nga marrëdhëniet miqësore të deritanishme, duke shtuar: “Më vjen keq, jo aq për arsye personale, por për të ardhmen e Verein dhe shkakun e psikanalizës”./Konica.al
Katër vjet më vonë, në 1916, Jung botoi koleksionin e studimeve mbi simbolizmin dhe libidon. Kjo punë, çuditërisht, nuk u prit aspak mirë nga Frojdi dhe ithtarë e tij. Një tjetër ngjarje që e përkeqësoi më tej dallimin e mendimit midis Jungut dhe Frojdit ishin konferencat në Shtetet e Bashkuara, të cilat u zhvilluan në shtator 1912. Jung dha një sërë leksionesh në Universitetin Fordham, të cilat do të bëheshin subjekt i kritikave të ashpra nga Frojdi. Jung vijon të jetë i bindur se Frojdi do të pranojë gradualisht novacionin e teorive të tij, sepse ato janë rezultat i një përpjekjeje intelektuale që meriton një gjykim objektiv. Për Jung, psikologjia e Frojdit nuk ishte një dogmë. Siç shprehet në ligjëratat e vitit 1912 në Amerikën e Veriut, teoritë e psikologut zviceran nuk donin të gjeneronin një ndarje në lëvizjen psikoanalitike, pasi “tërmete të tillë mund të ekzistojnë vetëm në çështje besimi. Ndërsa psikanaliza është e destinuar për dije dhe teoritë e saj po evoluojnë vazhdimisht”. Kështu, si Frojdi, ashtu edhe pasuesit e tij, fillojnë të diskreditojnë figurën e Jungut, duke e konsideruar “mistik të pakuptueshëm, një okultist dhe një teopsikolog”. Përballë denigrimit të veprës së tij, Jung deklaron: “Shumica e psikanalistëve abuzojnë me psikanalizën për të denigruar të tjerët dhe përparimin e tyre përmes aludimeve për komplekset familjare”… […]
Korrespondenca e tyre filloi të rrallohej. Mosmarrëveshja midis dy psikologëve u bë më e dukshme se kurrë, si në rastin e Kongresit IV Ndërkombëtar të Psikanalizës, në Mynih në 1913, ku ata konvergojnë. Historiografia psikoanalitike, që bazohet në studimet e Frojdit, e ka konsideruar gjithmonë sjelljen e Jungut në këtë konferencë, si të papërshtatshme dhe të parregullt. Sidoqoftë, burime të tjera e përshkruajnë kongresin me një interpretim tjetër. Ndërmjet tetorit 1913 dhe prillit 1914, të tjera kritika psikoanalitike ndaj punës së Jungut dolën në dritë, duke e çuar atë drejt dorëheqjes si president i IPA (Shoqata Ndërkombëtare e Psikologjisë).
Marrëdhënia midis Frojdit dhe Jungut, sikurse edhe lëvizjes psikoanalitike, ishte bërë shumë problematike. Një marrëdhënie personale dhe profesionale e lindur si një marrëdhënie formale, më pas evoloi në një qëndrim paternalist nga ana e Frojdit. Drejt fundit, distancimi i Jungut u bë gjithnjë e më i dukshëm. Zhgënjimi i Frojdit në largimin e Jungut vishet me tone të ashpra, që perceptohen qartazi midis rreshtave të korrespondencës së tyre të ngushtë; pra, janë këto letra që dëshmojnë mosmarrëveshjen mes Frojdit dhe Jungut. Përkundër kësaj, marrëdhënia midis dy psikiatërve të mirënjohur, ka dhënë një kontribut të madh në historinë e mendimit perëndimor.