6.1 C
Pristina
Friday, September 24, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Engjulli që iu këputën krahët: Foshnja që hyri në histori për shkak...

Engjulli që iu këputën krahët: Foshnja që hyri në histori për shkak të arsyes më të tmerrshme të mundshme

Charles Lindberg Junior ishte vetëm 20 muajsh kur më 1 mars 1932, ai u bë fëmija më i njohur në Shtetet e Bashkuara dhe opsesion i vërtetë i miliona njerëzve … Mjerisht, për një arsye plotësisht të gabuar dhe tragjike.

Foshnja bjonde Lindberg do të kujtohet përgjithmonë si rasti më i famshëm i kidnapimit të fëmijëve në histori. Charles Lindberg Junior, vetëm 20 muajsh, më 1 mars të vitit 1932, u bë fëmija më i njohur i SHBA-ve dhe obsesion i e vërtetë i atyre e kërkonin atë.

Charles Augustus Lindberg III, ishte emri i plotë i fëmijës, që u rrëmbye nga dhoma e krevatit të tij në katin e parë të një shtëpie familjare në Nju Xhersi. Rasti u bë menjëherë tepër intrigues, sepse nuk u gjetën gjurmë, foshnja thjesht u zhduk.

Charles ishte biri i një prindi të mirënjohur – babai i tij, Charles Lindbergh, ishte njeriu i parë që kalonte në mënyrë të pavarur në Oqeanin Atlantik, dhe nëna e tij, En Morou Lindberg, ishte e bija e diplomatit Dwight Morou.

Prandaj, u dyshua menjëherë se bëhej fjalë për rrëmbim ndërkohë që u mobilizua tërë policia e Amerikës.

E gjithë Amerika u vu në kërkim të tij

Ndërsa policia kontrolloi fjalë për fjalë në të gjithë Amerikën, Charles dhe En u përpoqën të merrnin ndihmë edhe nga publiku. Postera me një foto të djalit të vogël dhe të dhënat bazë u vendosën në të gjithë vendin dhe kushdo që do të sillte ndonjë informacion që do të ndihmonte për të sqaruar zhdukjen, do të fitonte një çmim të madh. Al Capone, një mafioz i cili ishte në burg në atë kohë, ofroi ndihmën e tij në kërkim.

Megjithatë, ky apel nuk ka dhënë rezultate dhe familja mori më shumë informacione të rreme se sa të dobishme.

Pastaj një kërkesë për kompensim arriti në adresën e shtëpisë familjare në New Jersey. 50,000 dollarë kërkoheshin për jetën e Çarlsit të vogël. Lindbergët nxituan për të dorëzuar shumën e kërkuar, paratë i lanë në vendin e dakorduar dhe në kthim morën adresën e anijes të quajtur “Neli” ku gjoja do të gjenin djalin e tyre. Për fat të keq, nuk kishte fëmijë atje …

Dhe pastaj erdhi lajmi më i keq i mundshëm … Dy muaj pas zhdukjes, trupi i një djali të pafat u gjet jo larg shtëpisë nga e cila u rrëmbye, në pronën e prindërve të tij. Mbetjet kishin mbetur vetëm pjesërisht dhe dukej sikur ishin sulmuar nga kafshët. Charles Lindberg ishte ai që e identifikoi në bazë të rrobave që kishte pasur.

Ishte ky një lajm që thyeu zemrat e miliona njerëzve në të gjithë Amerikën. Supozohet se fëmija kishte filluar të qante dhe atëherë rrëmbyesi e kishte ngulfatur ose ia kishte thyer qafën. Sido që të jetë Charles Augustus Lindberg III ishte i vdekur.

Gjyqi i shekullit

Policia aktualisht nuk kishte ndonjë dëshmi dhe rasti ishte i pazgjidhur për më shumë se dy vjet. Më pas, në vitin 1934, detektivët zbuluan dollarë të shënuar nga qesja që familja Lindberg paguan për fëmijën. Kjo gjurmë i çoi tek  Bruno Richard Hauptmann, një emigrant gjerman dhe marangoz me një sasi të konsiderueshme të këtyre kartëmonedhave të zbuluara.

Hauptman u arrestua dhe së shpejti filloi “gjyqi i shekullit”, të cilit mediat i dhanë një hapësirë të madhe.

Megjithatë, padia ishte e pabazuar. Autoritetet kishin gjetur vetëm paratë që Hauptman kishte pretenduar se ia kishte lënë shoku ti tij Isidor Fish, i cili kishte vdekur vetëm një muaj më parë. Pas vdekjes së tij, Hauptman nuk pa arsye pse ai të mos shpenzonte paratë pa e ditur origjinën e tyre.

Argumenti i dytë i Prokurorit ishte ngjashmëria e dorëshkrimit të Hauptman me ato nga letra në të cilën kërkohej kompensimi, por kjo nuk u konfirmua kurrë nga ekspertët.

Presioni i publikut ishte i madh. Përkundër faktit se Hauptman pretendoi të jetë i pafajshëm dhe se provat ishin vetëm indirekte, ai u dënua dhe u vra në karrigen elektrike më 3 prill 1936. Deri në fund të jetës, ai pretendoi se nuk kishte të bënte me rrëmbimin.

Vetëm pas dënimit me vdekje shumë detektivë rihapën rastin. U zbulua se policia kishte ndikuar tek dëshmitarët dhe se kishte shumë prova për presion mbi jurinë.

Rrëmbimi dhe vrasja e Lindberg deri më sot konsiderohet si një nga rastet më të diskutueshme në historinë amerikane, por edhe ngjarja që ka formësuar gjyqësorin e vendit. Pas tij, Shtetet e Bashkuara paraqitën një ligj të njohur si “Ligji Lindbergs”, me të cilin transporti i njerëzve të rrëmbyer nëpër kufijtë shtetërorë do të konsiderohej krim.

Ky rast tragjik është bërë një frymëzim për shumë artistë dhe krijues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin ‘Irishman’, De Niro duket gjigant..

Daut Dauti Robert De Niro dhe Al Pacino kanë gjatësi të trupit gati të njejtë, por në filmin 'Irishman',...

OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është...

Balli Kombëtar i kërkonte Amerikës në prill 1945 të rrëzojë Enver Hoxhën

Nga Thanas Mustaqi Më 14 prill 1945 krerët e Ballit Kombëtar të arratisur në Itali i sugjeronin Uashingtonit që...

Ujqit, 40 Fakte magjepsëse dhe interesante të ujkut

A keni frikë pak nga ujqit? Për mijëra vjet, qeniet njerëzore i kanë adhuruar ata, kanë frikë dhe madje i kanë urryer.

Recent Comments