Historia e panjohur e Shqipërisë në veprën “Illyricum Sacrum”, të autorit italian at Daniele Farlatti, përkthyer në vitin 1963 nga Dom Frano Illia. Ja origjinali që ndodhet në Arkivin e Shtetit

Si e tradhtoi Lek Dukagjini Skënderbeun në vitin 1450
Lekë Dukagjini, anmik kreje i Skanderbegut, në marrëveshje me anmiqtë e Kombit, i kishte nxitë këta që të shfarosnin popullin e krahinës që Skanderbegu kishte nën sundimin e vet. Kur Papa muer vesh këtë krim të shëmtuem e sakrileg, pa se damet do të kishte krishtërimi dhe pa vonesë u shkuen Metropolitëve të Tivarit e të Durrësit

——————————————————————————–

Dashnor Kaloçi

Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, u njohëm me një përmbledhje të shkurtër të përpjekjeve të Dom Frano Illias, meshtarit të Delbnishtit, Laçit e Milotit, për të botuar veprën madhore “Illyricum Sacrum” të atutrit italian, At Daniele Farlatti, të cilën prifti i famshëm me origjinë nga fshati Juban i rrethit të Shkodrës, e përktheu nga latinishtja në në vitin 1963. Ajo vepër e cila përbëhej në një seri prej tetë volumesh, ndërmjet të tjerash në volumin e shtatë dhe të tetë, fliste gjërë e gjatë për historinë e Ilirisë. Aty thuhej se me nxitjen e Papa Klementit të XI, apo siç njihet ndryshe Papa Klement Albani, prej origjinës së tij shqiptare, u grumbulluan në të gjitha krahinët e Ilirisë, libra dokumente e të dhëna të tjera dhe u transportua për në Venedik, ku do të përpunoheshin e më pas të botoheshin. Gjatë transportimit të materialeve të mbledhura për në bregdetin e Adriatikut, nga ku më pas do të niseshin për në Itali, një qerre me arkiva të Ilirisë, u mbyt në lumin e Drinit në zonën e Zadrimës. Pas përkthimit të asaj vepre voluminoze e cila i kushtoi rreth shtatë vjet punë të pandërprerë, Dom Frano Illia e dorzoi atë në Institutin e Kulturës Popullore në Tioranë, ku prej vitesh punonte si bashkëpunëtor i jashtëm i saj, dhe në kërkesën e bërë për botim, ai sugjeronte se ishte i gatshëm për të përkthyer edhe volumin e tetë që fliste për Tivarin e Kosovën, të cilat ai i konsideronte si pjesë të Shqipërisë. Ndërsa Dom Frano Illia ishte në pritje të përgjigjies së botimit të veprës, ai u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burg, kurse vepra e tij përfundoi në Arkivin e Shtetit.

(vijon nga numri i kaluar)

Kërkesa e dytë për botimin e librit
Pas kërkesëssë parë që Dom Frano Illia i bëri Institutit të Kulturës Popullore për botimin e përkthimit të veprës “Illyricum Sacrum”, në datën 19. VIII. 1963, ai nuk mori asnjë përgjigjie nga ai Institut dhe nisur nga kjo gjë, ai u detyrua dhe në datën 9 dhjetor të vitit 1963, ai i nisi edhe një kerkesë tjetër në adresë të atij institucioni. Në kërkesën e dytë, ashtu si edhe në të parën, Dom Frano i paraqiste shkurtimisht në një faqe e gjysëm të daktilografuar, disa sqarime përkatëse se çfarë ishte ajo vepër dhe pse ishte e nevojshme botimi i saj. Po kështu në fund të asaj kërkese, ai sugjeronte se nëse ajo vepër do të pëlqehej nga titullarët dhe specialistët e atij Instituti, ai ishte i gatshëm që të merrej edhe mepërkthimin e volumit të tetë të atij libri, në të cilin bëhej fjalë për Tivarin e Kosovën, të cilat Dom Frano i konsideronte si pjesë të pandara të Shqipërisë. Në atë kërkesë të dytë të tij, ai shkruante: ” IlYRICUM SACRI. TOMUS SEPTIMUS. ECCLESI DIOCELENTANA, ANTIBARENSIS, DYRRAHACHHIESIS ET SIRMIENSIS,EARUM SUFRAGANEIS.
AUCTORE, DANIELE FARLATO, Presetbyro Societatis jesu et JACOBO EOLETO olim ejusdem Societatis alumno. VENETIIS, MDCCCXVII, apud Sebastianum Coleti. Superiorum permissu ac privilegio. Vepra ILLYRICUM SACRUM, asë Ilirija Kishtare përbahet prej tetë volumesh. Volumi i VII parqet historinë kishtare t’Ilirisë bregdetare të Adrijatikut, kurse bleni i VIII atë të krhaninave të Kosovës. Volumi i VII rreshton historinë e krahinave kishtare të Djoklesë, Tivarit, Shkodrës, Durrësit, Sirmit dhe të syfrangave të tyne. Prej kësi volumi deri tash kemi përkthye pjesët që i përkasin mbrendisë së kufijeve të sodshëm të Shqipnisë, d.m.th. Shkodrën e Durrësin me sufrangën e vet. Shkodra ka këta sufrangë: 1. Pultin, (Pultin e Madh, Pultin e Vogël) 2. Drishtin, 3. Dejën, 4. Sarden e Sapën. Durrësi ka këta sufrangë: 1. Lezhën, 2.Arbnin, 3. Krujën, 4. Benden, 5. Priskën, 6. Shtejrnin, 7. Kanovjen, 8. Skampën (Elbasanin) 9. Lestronin, 10. Bulidën, 11. Amamcjen, 12. Apoloninë, (Pojanin) 13. Vlonën, 14. Pulkerjopullin (Beratin) dhe 15. Akroçerauninë. Volumi 38 X 26, faqe 638, ka një parathënie të giatë. Ky volum VII përshkruen gjanë e gjatë themelimin e qyteteve të ndryshme ashtu edhe djeçezave, kështu që rreshton historinë kishtare e civile t’atyne vendeve. Shfrytëzon mirë dokumentet e kohës dhe historianët e gjeografët. Asht shumë i pasun me dokumentee të dhanë historike, toponimastike dhe fisnore. Landa ndahet në Djeçezë apo rajone kishtare. Secila seli Arqipeshkvnore apo Ipeshkvnore gjindet zakonisht ndër qytetet prej kah marrin edhe emnin. Në fillim përshruhet themelimi i qytetit e një shkurtim i historsë së tij, mandej ai i djoçezit. I nderti Zotni. Si biseduem në takimin, për të cilin ju falenderoj, po ju bashkangjes PASQYRËN SINTETIKE TË VEPRËS DHE TË PJESËVE TË PËRKTHYEME T’ ILLYRICUM SACRUM. Kaq e pashë të mjaftueshme, mbasi Punonjësit tanë të Historisë e njofin mirë dhe panda ndër shkrime të veta e citojnë. Në rasë s e pëlqehet ky përkthim tash ma vonë, kishëm me qenë i mendimit të plotësohet kuadri historik i veprës me përkthimet e pjesëve që i përkasin krahinave të Tivarit, çka në fakt jam tue vazhdue, ashtu edhe i blenit të VIII të kësaj vepre, i cili flet gjanë e gjatë për Krahinat e Kosovës. Në pritje të përgjigjies s’Uej mbetemi me nderime. D. Frano Illia (firma) Milot 9.X.1963 Adresa: Dom Frano Illia Milot.

Kush ishte Arqipeshkvi i Durrësit
Në volumin e shtatë të veprës “Illyricum Sacrum”, të At Daniele Farlatit, të përkthyer prej Dom Frano Illias, në mes të tjerash bëhet fjalë edhe për tradhëtinë e Lek Dukagjinit ndaj Skënderbeut. Pas kësaj, Ipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, lëshoi mallkime mbi prijsin e Dukagjinit dhe tradhëtinë e tij e quajti një poshtërsi të madhe prej së cilës do të kishte humbje të mëdha vetë krishtërimi. Lidhur me këtë, në faqen 151-152 të përkthimin të Dom Franos, shkruhet: “Pali Arqipeshkvi i Durrësit (1459) leu tue pasë babë Ndren, prei familjes pricërore t”Ejllorëvet, familje shumë në za ndër ato t’Epirit, për vjetërsi, fuqi, nderë e pasuni. Mbi këtë familje ashte kenë folo gjanë e gjatë tek Kisha e Drishtit, ku thamë se ky Pal duhet dallu nga ky tjetri Pal Ipeshkvi i Drishtit, po i kësaj familje. Të rit e vet e kaloi në Konstandinopopull, ku u pais me eduktatë e çdo dije, si i kishte hije këtij farë djali, dhe në këndime shtini në punë ma së miri mendën e vet të hollë e të fuqishme. Kur në vjetin 1452 turqit e pushtuen Konstandinopopullin, ai shkoin’Epir. Kaq rëndësi muer ku djaloç, sa Piu i II iu duk ma i përshtatëshmi ndër të tjerë me sundue Metropolin e Durrësit. Prandaj Papa kuptoi se ky ishte ma i afti, që me auktoritetin e madh e të përmëndun qi gëzonte, me fuqinë, dijen e gojtarinë e vet, t’i shtinte Dynastët e Epirit për t’i mprojtë kufijtë e Atdheut nga sulmet e rrepta të turqëve, nga të cilat Feja, Atdheu e Epiri, ishin në ma të madhin rrezik. Fillimi i sundimit arqipeshkvnor të tij, duhet vendosë ka vjeti 1450, Pali prei së vet s la gja mangutnë përpjekjet që priteshin prej tij. Nndërsa Skanderbegu, e vetmja fuqi mbrojtëse e Epirit po u bante ballë furisë së kërcënimeve të turqëve. Lekë Dukagjini, anmik kreje i Skanderbegut, në marrëveshje me anmiqtë e Kombit, i kishte nxitë këta që të shfarosnin popullin e krahinës që Skanderbegu kishte nën sundimin e vet. Kur Papa muer vesh këtë krim të shëmtuem e sakrileg, pa se damet do të kishte krishtërimi dhe pa vonesë u shkuen Metropolitëve të Tivarit e të Durrësit tue dhanë urdhën që të malkojshin Lekën, shokët e përkrahësit e tij , mallkim që s’do t’u hiqej as në rasën e vdekjes së tyne, po të mos e prishin brenda 15 ditësh atë lidhje të poshtër e po të mos ndalojshin çdo dhunë e dam kundër Skandërbegut. Këto letra që i rreshtuem kur folëm mbi Laurencin e II Arqipeshkvin e Tivarit (të këtij bleni), kje dërgue me 10.II.1460. E Pali me dinjitetin e auktoritetin e vet e me urti e gojtari të spikatun ia dul me i bindë Dukagjinasit të ndërrojshin mendim para se t’ishte nevoja t’u lëshohej mallkimi. Pali i preku zemrat e tyne, i bani të shifshin poshtërisitë e kobevet që kishin fillue dhe i pajtoi e miqësoi me Skanderbegun”, shkruhet në faqet 151-152 të librit “Illuricum Sacrum”, rreth tradhëtisë që Lekë Dukagjini i bëri Skëndrebeut., gjë e cila nuk është përmëndur në asnjë nga botimet e Historisë së Shqipërisë, para e pas viteve ’90-të.

Aleanca e Skënderbeut me Pal Engjëllin
Më poshtë në veprën në fjalë, përshkruhet aleanca e Skënderbeut, me Ipeshkvin e Durrësit, Pal Engjëllin, ku midis të tjerash thuhet: “Barleti në Jetën e Skëndërbeut tregon se Pali, Arqipeshkvi i Durrësit ishte: “pjestar e shoq i Skanderbeut në të gjith përpjekjet, rreziqet e këshillet”, se shkoi bashkë me të në Raguzë. Kur po bënte gadi flotën n’Itali dhe n’emën të tij foli me Senatin e Popullin, tue iu falë nderës Republikës për mirësi e nderime të shkëlqyeshme me të cilat e rrethuen Kastrijotin. Tregon edhe se kur po nisej nga limani, Arqipeshkvi tha nji meshë. Këto ndodhën në vj. 1461. Unë jam i mbushun mendje se Pali, shoq i Skanderbegut, do të ketë shkue në Pulje e në Romë, ku me dijen e vet e shtoi dashtnin e përparshëm që kishte për të Piu. Por fuqija e gojëtarija e tij shkëlqei edhe ma fort në vjetin 1463 pranë Skanderbegut. Më 27 prill të këtij vjeti, Skanderbegu pa dashtë bani paqe me Mehmetin, Sulltanin e Turqis. Në këtë kohë venedikasit, të ngucun prei turqish, parapanë se e gjithë fuqija barbare e pesha e luftës do të kthehej kundërsish. Prandaj filluen të përpiqen me ia mbushë mendjen Skanderbegut, tue e dijtë edhe se vetvetiu ishte i prirun për këtë punë, të rrokte edhe nji herë armët. Kjo dërgue si legat Gabriel Trevizani i cili kjo pritë keq prei Mbledhjes së Paris shqiptare. Atëhere ku ngau te … dhe këti ia porositi çështjen për të cilën kishte dërgue, dhe i lutet me besim, qi ta merrte mbi vedi atë çështje e se do të fitonte prej nderë e lumni të madhe, po të përpiqej me fuqin e vet bindse e me autoritetin e vet për të shpëtue viset kristjane nga fatkeqsit, qi ma të rënda po për vetë Epirin nga ajo lidhje me turqit.

E Pali, i qet si ishte, për mprojtjen e Fes e t’Atdheut, e pa se jo vetëm ishte punë e dobishme, por e domosdoshme, dhe tu i dijtë sekretet e Skënderbegut e se ligjirata do t’i pëlqente së tepërmi, premton Trevizanit besën e përpjekjet e veta, dhe me nji herë hyn në mbledhjen e Princit, ku merrte pjesë Parija shqiptare, dhe kaq fuqi pat fjala e ti për luftë, sa të gjithë nji zani kërkuen luftë kundra turqvet, dhe vendosën me ia nisë. Nga këto përpjekje qi drejtoheshin për të mirën e çështjes kristjane dhe të vendit, emni e ndera e Palit u shtue jo vetëm përanë të vetvet, por edhe përanë venedikasvet. Dukët e të cilvet Pashk e Kristofor i dërguen lavdet e veta të mëdha me anë letrash e sidomos Piu II Papë e përqafoi me dashtni të madhe. U hap fjala se, kur Papa shkoi n’Ankonë e prej andej do të kalonte n’Epir me nji flotë shum të fuqishme të Beslidhunvet, kishte në mend Skanderbegun m’e ba Mbret e Palin Kardinal. Por tue kenë se Papa vdiq në këtë ndërkohë, qëllimi i ti s’shkoi në vend. Për këtë s kemi dishmi tjetër përveçse të Barletit, i cili në Jetën e Skanderbeut (lib XI) thotë: “Papa Piu II mbledhë gjithkshë fuqi e ushtri kristjane po nisej kundra Otomanit, dhe porsa të kalonte n’Epir e Shqipni, mbassi të thonte Meshën në qytetin e Durrësit, Pal Ejllorin Arqipeshkvia e këti qyteti do ta naltonte në shkallën ma të naltan e Ipeshkvis, qi tash e quajnë Kardinalat e Skanderbegun do të çpallte Mbret t’Shqipta-rvet e t’ Epirotasve. Nder Kardinajët e zgiedhun nga Piu II, emrin e Palit nuk e gjejë, dhe gabojnë krejt ata qi pohojnë se kjo naltua në këtë kambë.
Në vjetin 1466, Mehmeti i II, Perandori i Turqvet “u nis me pushtue qytetin e Durrësit”, si tregon Barleti në jetën e Skanderbegut (lib. 13) : “Tue mendue se do ta gjente të paforcuem e të pagatuem, e kështu do të sulmonte pa pritë, por u rrejtë. Pse, kjoftë venedikasit, kjoftë Princi Skanderbeg e kishin forcue me ushtri për tokë e det, e kështu Prisi otoman turprisht kje mujtë e dëbue me kërdi të madhe të vetvet”. Sa u përpoq Pali për Atdheun e vet Shqipnin, nuk kemi dyshim se aq edhe u mundue për të mirën e Kishës së Durrësit.
Nga pakujdesi i atyre kohvet, na vjen keq se nuk i dijmë punët e mëdhaja të tija. Këtë vetëm dijmë se para vjetti 1462 e la vakaante ketë Metropoli”, përfundon përkthimi i Dom Frano Illias, lidhur me aleancën e Ipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit, me Skënderbeun..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here