Rëndësia e aktivitetit të trurit është prioritet i prioriteteve të veprimtarisë jetësore të njeriut. Truri është qendra jetike e njeriut, si e tillë ajo kërkon një kujdes të veçantë. Humbja e gjumit mund të kthehet në një faktor të vërtetë rreziku për shëndetin tuaj.
Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim.
Pagjumësia e madhe apo çrregullimet e theksuara të gjumit përshpejtojnë vdekjen, sepse mungesa e gjumit shoqërohet me eliminimin e qelizave trunore.
Mosngrënia e mëngjesit
Njerëzit të cilët nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakta të sheqerit në gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do të ketë rezerva të mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit. Kështu edhe në rastet e dietave ushqimore ngrënia e mëngjesit është e rekomanduar nga dietologët.
Ngrënia pa masë
Jo vetëm mungesa e oreksit por edhe ngrënia e tepërt është një ves që shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila të shpie deri në zvogëlimin e fuqisë mentale. Në një dietë të shëndetshme ditore parashikohet edhe një sasi e caktuar ushqimi, për të mos rrezikuar mbipeshën dhe probleme të ndryshme shëndetësore.
Pirja e duhanit
Përdorimi i duhanit, tashmë dihet se është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Pirja e tij shkakton tkurrje të shumëfishtë të trurit dhe mund të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit.
Përdormi i tepërt i sheqerit
Eksperimentet e ndryshme të realizuara në vite kanë treguar se përdorimi i tepërt i sheqerit, qoftë ai në ngrënie apo pije, pengon në thithjen dhe përvetësimin e proteinave dhe lëndëve tjera ushqyese, duke shkaktuar vështirësi në zhvillimin e trurit.
Ndotja e ajrit
Edhe faktorët ambientalë veprojnë drejt për së drejti në shëndetin tuaj. Një faktor i tillë është edhe ndotja e ambientit. Kjo ndodh sidomos në zonat urbane. Truri është njëri prej konsumatorëve më të mëdhenj të oksigjenit në organizmin tonë. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogëluar efikasitetin e tij.
Humbja e gjumit
Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe përshpejton ne vdekjen – mbarimin e qelizave trunore etj.
Mbulimi i kokës përgjatë fjetjes
Për disa prej jush të mbulosh kokën kur fle mund të jetë një veprim i njohur. Por të mbulosh kokën përderisa jeni duke fjetur, çon në shtimin e dioksid karbonit dhe zvogëlimin i oksigjenit, gjë që shkakton dëmtimin e trurit.
Aktivizimi i trurit kur je i sëmurë
Puna e vështirë apo të studiuarit gjatë sëmundjes, çon në zvogëlimin i efektshmërisë së trurit, si dhe prishjen e tij. Kur jeni i sëmurë duhet të tregoheni të kujdesur dhe të relaksoheni.
Mungesa e mendimeve stimuluese
Të menduarit është metoda më efikase në stërvitjen e trurit tonë. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij.
Të flasësh rrallë
Disa thonë “Kur nuk je në brendësi të një bisede më mirë të heshtësh, sesa të flasësh pa lidhje”. Por jo gjithmonë është e vlefshme kjo. Truri juaj ka nevojë të jetë në funksion. Bisedat intelektuale do të ndihmojnë që truri të jetë sa më efikas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here