6.1 C
Pristina
Monday, October 18, 2021
Home SOCIALE Letra prekëse e Jusuf Gërvallës dërguar Nanës Ajshe nga mërgimi në vitin...

Letra prekëse e Jusuf Gërvallës dërguar Nanës Ajshe nga mërgimi në vitin 1980

Kjo është letra mallëngjyese e Jusuf Gërvallës dërguar Nanës Ajshe nga mërgimi në shtator 1980.
“Nanë e dashtun! Rruga e jetës na pruni deri këtu. Zor sa të duesh. Po kollaj, s’ka qysh bahet ma kollaj.

Ti vetë sa e sa herë, në prag të gjumit, kur ishim fëmijë e kur kishim dalë prej lojnave të fëminisë, na ke kallxue përralla që kanë të njëjtin përfundim: rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njerin. Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë! Sot, në vjeshtën e kësaj rruge, kur s’po kemi qysh me i dhanë gjevap bereqetit kaq të pasun, farën e të cilit e kemi mbjellë vetë, kush lodhet i pari mundet me thonë: a vyen me luftue për nder, tuj i ngarkue vetit kaq të liga në shpindë?!

Unë, besoj, nanë, se ti nuk je ajo që thotë kështu. Ti gjithmonë u ke përballue burrnisht rrebesheve të mëdha. Unë besoj se ti nuk je lodhë. Rruga jonë, mendja e shpirti ynë kanë pasur strofull fjalën tande, dashuninë e kujdesin tand të pashoq.

Kur i kujtoj këto, më del se ti, në vend se të mërzitesh, duhet të gëzohesh e të përtërihesh. Ma në fund, veç tuj mos u dorëzue në këtë kohë të vështirë, ti nanë, do ta qitësh edhe hapin tand të fundit burrnor, që të bon si të gjitha ato nana trimnesha e fisnike shqiptare, të cilat, kur e ka lypë puna e vatanit, s’e kanë kursye e s’e kanë kajtë me lot jetën e djemve të tyne dhe kanë këndue kur kanë kukatë qyqet.Jam shumë i lumtun që për këtë pikë, pra, për mërzinë tande, shpirtin e kam të fjetun.

Ti je nji lis, që nuk don me ditë për fërfllazat e forta. Bile, nji lis, madhështia e të cilit del në pah bash kur merr mot me fërfllazë. As bora as ngricat e mëdha nuk të kanë ba kurrë shejë. Pse, pra, dridhesh aq fort prej lagshte e prej bryme? Në përfytyrimet e mia të gjalla, këtu në tretdhé, të shoh tuj ecë me atë krejninë tande të pashoqe, sa herë që nisesh me e pa djalin tand në burg, e rrugës të bjen me u shpërndrrue me anmiq të mëdhenj e të vegjël të pjellës sate.

Le të pëlcasë anmiku, gjithë ai që e ka ba synin qorr e veshin shurdh kur e do puna me lufte për nderën, për ato që ti jau ke kushtue jetën e shëndetën. Dhe dije se krejnia jote përballë fërfllazës së sotme, asht helmi ma i fortë për anmikun. Të përqafojmë me mall prej së largu, djemtë, rejat e nipat. Djali yt – Isufi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments