6.1 C
Pristina
Sunday, October 17, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Njeriu që bashkoi emrin e Skënderbeut me emrin e Skënderajt

Njeriu që bashkoi emrin e Skënderbeut me emrin e Skënderajt

Blerim Latifi

Burri që shihni në fotografi është Kadri Sinamati nga Kukësi, bashkë me familjen e tij, e cila gjatë regjimit komunist u persekutua deri në përmasa tragjike.Sinamati në vitin 1941 u emërua sekretar i nënprefekturës së Drenicës, e cila funksiononte si pjesë e Prefekturës së Pejës. Me të marrë detyrën, Kadri Sinamati, pati një ide: T’i ndryshohej emri qytezës. Emri “Serbicë” ishte emër i imponuar nga sundimi i serb dhe meqë ky sundim kishte marrë fund, tani duhej gjetur një emër që do të reflektonte historinë dhe identitetin kombëtar të popullatës së Drenicës.

Po, cili emër meritonte të përzgjidhej?

Në ato vite, si pasojë e ndikimit të historiografisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, por edhe të ideologjisë monarkiste të Zogut, në mesin e shqiptarëve, Skënderbeu ishte figura më e vlerësuar historike.

Kjo figurë u shkonte përshtati si nacionalistëve shqiptarë, ashtu edhe autoriteteve italiane, për shkak se raportet politike në mes shqiptarëve dhe italianëve, nën regjimin e Musolinit, shiheshin edhe si ringjallje e raporteve dhe aleancave që kishte pasur dikur Skënderbeu me shtetet italiane mesjetare, Venedikun, Napolin dhe Shtetin e Papatit. Në funksion të këtij perceptimi pragmatik politik, në vitin 1940, në Romë, u vendos shtatorja e Skënderbeut dhe një shesh mori emrin “Piazza Skanderbeg”. Inaugurimin e sheshit e bëri vetë Benito Musolini. Sheshi, edhe sot, ka të njëjtin emër dhe shtatorja e Skënderbeut përbën një nga atraksionet turistike për turistët që udhëtojnë në Romë.

Në kontekstin e këtij valorizimi të madh që i bëhej Skënderbeut në vitet e pushtetit italian, Sinamati nuk e kishte të vështirë të gjejë emrin e duhur për qytezën e vogël në zemër të Drenicës. Dhe emri që ai kishte në mendje ishte Skënderaj. Si nacionalist që ishte, Sinamati nuk dëshironte që emri të kishte prapashtesën turke “beg” dhe të quhej Skënderbeg, por prapashtesën “aj” të gegnishtes, me të cilën emri merrte formën Skënderaj. Ideja për emrin e ri të qytezës, iu propozua qeverisë së Tiranës, e cila e miratoi menjëherë dhe më 28 nëntor të vitit 1942, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në qytezën që tani quhej Skënderaj, u ngrit për herë të parë flamuri kombëtar shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Këngë për lisin me rrënjë shekullore, Aristidh Kolën e shqiptarisë

Nga: Abdurahim Ashiku Meditime me një pikë loti rrudhave të jetës Në 15-vjetorin e IKJES Të...

Krapi Koi, nga tryeza deri te simboli i statusit: Përse ky peshk vlen deri në dy milionë dollarë

Koi në Japoni është simbol i dashurisë dhe i miqësisë Vitin e kaluar Krapi koi është shpallur peshk kombëtar...

Ndërtimet më ekstreme në planet (Video)

Nga ndërtimi i një hekurudhe në nxehtësinë e vrastare të shkretëtirës deri në rinovimin e një stacioni kërkimor në një nga vendet...

Wilhelm Röntgen, gjerman që zbulou rrezet-x, fizikanti që tejpërçoi brenda nesh shikimin

Ai ishte një prej atyre mendjeve krijuese, pasioni dhe përkushtimi i të cilit i dhuroi botës një dimenison të ri njohës, e...

Recent Comments