Iluzionet optike shpesh janë argëtuese, por edhe të shëndetshme për trurin. I tillë është edhe ky iluzion optik në foton e Sarosh Lodhi. Ai ka bërë një fotografi të dy zebrave, në Kenia, në të cilën njerëzit po mashtrohen. Ky imazh i dy zebrave po krijon një iluzion të çuditshëm optik, ku edhe po bëhet virale në Tuitter.

Sarosh Lodhi nga Nagpur, India, udhëtoi për në Kenia për të vizituar “Maasai Mara”, e cila njihet për kafshët, përfshirë luanët, leopardët afrikanë.

Shoku i tij, Parveen Kasuan e ndau këtë foto në media sociale, duke i sfiduar të tjerët të përcaktojnë se cila prej dy kafshëve ishte përballur me kamerën.

Sarosh ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Ai thotë se fytyra që shikon në kamerë i përket zebrës në të majtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here