Njerëzve që përballen me një kërcënim me vdekje nga kanceri i zorrëve së shpejti do t’u jepet një shpresë e re, falë një kombinimi të ilaçeve që do të ofrohet nga “Natoinal Health Service” (NHS).

Kombinimi i ilaçeve është miratuar për përdorim në pacientët me kancer të zorrëve, tumoret e të cilëve janë përhapur në pjesë të tjera të trupit dhe nuk i përgjigjen kimioterapisë, afërsisht 800 njerëz çdo vit.

Më parë nuk kishte asnjë mundësi për këta pacientë. Tumoret e tyre bartin një mutacion të rrallë gjenetik të quajtur MSI-H, i cili shkakton përhapjen e tij me shpejtësi, duke e bërë të pamundur kontrollin me kimioterapi, shkruan Dailymail, përcjell Klankosova.tv

“Kimioterapia nuk është e mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e kancerit. Për shumicën e pacientëve me MSI-H, është një dënim me vdekje”, ka thënë Bridgeëater., onkologu konsulent në Spitalin “University College” në Londër.

Por vitet e fundit specialistët u bënë gjithnjë e më shpresëplotë se një kombinim i barnave ishte çelësi për të luftuar sëmundjen.

Provat në mbarë botën të kryera nga prodhuesi amerikan i barnave “Bristol Myers Squibb” zbuluan se përshkrimi i barnave nivolumab dhe ipilimumab dhanë rezultate shumë pozitive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here