Jeta e një shqiptari të Kosovës që i përfundoi jeta në Repartin nr.305 Përparim.

Zyhdi Liman Çitaku, me origjinë nga Kosova, lindi në Durrës në vitin 1931. Në vitin 1933, pas vdekjes së babait u vendos në Krumë. Në vitin 1941 shkoi në Mitrovicë ku mbaroi gjimnazin ekonomik. Pas lufte arrestohet nga UDB-ja dhe dërgohet në kamp përqendrimi në Kroaci. Mundi të arratisej në Çekosllovaki, e prej andej në Rumani. Më 23.12.1960 mbërrin nga Rumania në Durrës me vaporin “Skënderbeun”. Më 6.1.1961 vendoset me punë si llogaritar në Berat. Punonte në Ndërmarrjen Bujqësore.

U arrestua më 10.4.1974. U akuzua në bazë të neneve 64 dhe 73/1 të Kodit Penal si “agjent e spiun i UDB-së”. Aktiviteti antijugosllav iu cilësua si fals sepse gjasme e kishin bërë ata.

Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr.61, datë 13.9.1974, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe me konfiskimin e pasurisë.

Në letrën e tij të datës 25.3.1987 të shkruar nga Reparti nr.302 Zejmen për kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, thotë se nuk ka lindur e nuk është armik e nuk do të ishte kurrë i tillë, se ishte shumë i sëmurë e dobësuar shumë, duke shkuar 47 kilogramë.

Edhe kur të lirohem unë se ku do të shkoj deri sa më ka nda gruaja. Për Ramadan Çitakun nuk di gjë o po ma hap derën se edhe ky s’u interesua për mua, bile s’di asgjë jeton apo jo?

Vdiq më 10.8.1989 në Repartin nr.305 Përparim (sot Shën Vasil) nga tuberkulozi. Iu shënua numri 13 mbi varr./55News.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here