A mund të përdorim ushqime në vend të ilaçeve për të zhdukur simptomat e alergjisë? Dietologu i Spitalit Weill Cornell në New York, Rachel Lustgarten, shprehet se janë disa ushqime të caktuara që mund të na ndihmojnë të ndjehemi mirë dhe të shmangim alergjinë. Lustgarten shkruan se, një dietë e shëndetshme mund të na ndihmojë duke ulur inflamacionin në trup, gjë që mund të lejojë që sistemi ynë imunitar të funksionojë në mënyrë efikase.
Cilat ushqime rekomandohen?
a)Caji jeshil
Çaji jeshil përmban polifenole, substanca bimore që veprojnë si antioksidantë, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Gjithashtu, nxehtësia dhe avulli nga një filxhan çaji mund të ndihmojë të hapni pasazhet tuaja të hundës.
b)Supë me perime, qepë dhe hudhra
Nëqoftëse supa juaj përmban domate, qepë dhe karrota, ju do të merrni antioksidantë natyralë si vitamina C. Vitamina C ndihmon në parandalimin e qelizave inflamatore të trupit tuaj. Për ata që vujanë nga alergjia kjo supë me këto asortimente është shumë e këshillueshme.
c)Salmon dhe arra
Peshqit yndyror, si salmoni, përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit. Nëse ju nuk e konsumoni mishin, pasi mund të jeni vegjetarian, atëherë arrat janë një alternativë e mirë. Gjithashtu, me këto lloj ushqimesh trupi ynë përfiton edhe një tjetër bonus: Këto burime të acideve yndyrore omega-3 janë gjithashtu të pasura me proteina, gjë që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar./