Njëra prej të dyjave ekziston edhe sot, është katedralja e famshme e Parisit, “Notre Dame” ose “Shën Maria” – që, ndonëse e dëmtoi rëndë një zjarr rastësor, është në rikonstruksion e sipër, me kujdesin më të madh, durimin dhe profesionalizmin e një populli që e vlerëson historinë dhe kulturën e tij./Konica.al/

Ndërsa tjetra, më e vogla, nuk ekziston. Bëhet fjalë për kishën e famshme “Shën Maria” e Vaut të Dejës, që u hodh në erë me din amit, nga komunistët, ngjarje e vitit 1967 – kohë që shënoi rrënimin e vlerave kulturore në Shqipërinë socialiste; kjo, nën shembullin e revolucionit kulturor kinez – pra, duke luftuar “zakonet prapanike”.

Të dyja kishat e Shën Marisë, i përkisnin shekullit të 13-të. Ato kishin të njëjtin stil arkitektonik, atë romano-gotik, por dalloheshin prej përmasave – në përputhje kjo, me fuqinë ekonomike të secilit shtet.

Por, kisha e Shën Marisë në Vaun e Dejës, kishte një specifikë shumë të rrallë për Shqipërinë dhe shqiptarët – aty, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, pranoi sakramentin e martesës me Donikën, bijën e Gjergj Arianitit, zotit të Kaninës.

Ndërsa “Notre Dame” po rikthehet në identitet – fazë ku, krahas vendeve të tjera të zhvilluara, Shqipëria dhuroi 100.000 euro, – “Shën Maria” e hershme e Skënderbeut, në Vaun e Dejës, është pa asfare vëmendje institucionale…

Kur, Kush, Ku?/Konica.al/

*Fotografia e parë: hedhja në erë me dinamit – fotografia e dytë: pamja e jashtme e kishës së vjetër, para shkat ërrimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here