Rreth 40 vjet me parë, në një vend ngjitur me fshatin Brrar të Tiranës, disa punime të rastit, nxorrën në siperfaqe disa rrënoja. Ato i përkisnin një kishe, e cila përveçse njihej nga banorët e zonës, ishte përmendur edhe në dokumenta të vjetra.
Por përtej të qenit një objekt i vjetër kulti, aty ruhej një histori vërtetë e rrallë… Ai qe nisi si një kërkim normal arkeologjik, ne fakt nxori në dritë një zbulim të rrallë.
Kujt i përkiste kjo vendprehje? Përse arkeologët u mahnitën? Në një dokumentar të gazetarit Marin Mema thuhet se këtu aty është varrosur Mihal Skuraj, bashkëshortja dhe fëmijët e tij.
Bëhet fjalë për një varr në kishën e Shën Marisë së Brrarit e vitit 1201, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.
Po kush është Mihal Skuraj?
FAMILJA SKURAJ është një nga familjet e famshme arbnore mesjetare
Pas 1201, kjo familje provohet nepermjet te dhenave arkeologjike dhe dokumenteve, se bënte pjesë ne Elitën e Temes së Durrësit. Fillimisht ata kanë jetuar në hapësiren nga kodrat e Vorës, deri afër Durrësit. Këto ishin pronat e Skurajve, ndërsa kjo hapsirë quhej Skuria.
Ndoshta në këtë kohë Skuria pranë Temës sē Durrësit mund të ketë qenë pjesë e Principatës së Arbërisë, ose dhe një nga Arhonditë (zona autonome te njohura nga Bizanti), në varësi të drejtpërdrejtê të Temës së Durrësit dhe jo nga Principata e Arbërisë.
Kjo e fundit pas krijimit të Despotatit të Epirit (1204), po rrezikohej cdo ditë e më shumë për t’u push tuar prej saj.
Fisniku tjetër po nga kjo familje, Anton Skura e ka varrin me vendodhje në kishën e famshme të Shëna Ndojit në Lezhë.
Skurajt ngritën “Shkollën e Durrësit” me të cilën dhanë një kontribut për të gjithë njerëzimin në lidhje me artin e kulturën, pasi ajo i kaloi kufijtë e trojeve të arbanitëve dhe të Rajonit të Gadishullit Ilirik, – shkruan autori Gjet Ndoji lidhur me Slurajt.n.s./