Pas Distria Krasniqit edhe xhudistja tjetër nga Kosova Nora Gjakova mori medaljen e artë në lojërat olimpike “Tokyo 2020” .
Nora në finale është ndeshur me xhudistën nga Franca, S.L. Cysique.
Ajo ka mundur edhe japonezen Tsukasa Yoshida, Kaja Kajzer nga Sllovenia dhe holandezen, Sanne Verhagen.
Xhudistja kosovare shkëlqeu në kategorinë deri në 57 kilogramë duke e ngritur në dy numrin e medaljeve të arta në “Tokyo 2020” dhe në tri në përgjithësi për vendin tonë.