Gjon KEKA
Sipas një italiani të quajtur Petruzi, në një letër dërguar Senatit të Venedikut, jepen disa karakteristike më parë të panjohura për heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
Sipas Petruzit, bashkëkohës i Skënderbeut që e kishte parë disa herë në beteja, “Kastrioti është i madh më tepër se madhësia e zakonshme e njeriut, i fuqishëm, muskuloz… me dhunti dhe fisnikëri që nga lindja e tij…
“Natën, shpata e tij gjithmonë duhet të qëndrojë tek shtrati. Në paqe ai shkon shpesh i veshur, në bazë të veshjes kombëtare (artit të veshjes se vendit)…
Ai është jashtëzakonisht i masës në të ngrënë dhe në të pirë… ndërsa, për nga morali ai mund të shërbejë si shembull (model)… I pastër, i devotshëm, i butë, orator dhe bujar…
Ai zotëron një kujtesë të paimagjinueshme, në mënyrë që ai si Pirro, paraardhësi i tij i madh, emrat e pothuajse të të gjithë luftëtarëve të tij i njeh…”.
Përveç gjuhës amtare, Petruzi kishte thënë se Skënderbeu flet plotësisht turqishten, tatarishten, sllave, latinishten, persishten dhe Velshisten e se po ashtu e njeh mirë historinë e lashtë greke dhe romake.