Djersitja është një proces shumë normal dhe i natyrshëm i organizmit tonë.

Gjithashtu dihet se gjatë stinës së verës, procesi i djersitjes është më i madh, për shkak të temperaturave të larta, mirëpo nëse ky proces vazhdon dhe ndodh vazhdimisht, atëherë mund të jetë i dëmshëm.

Ekzistojnë disa shkaqe mjekësore përveç vapës së tepërt se përse trupi reagon në këtë mënyrë. Disa nga këto arsye janë:

Gjëndra tiroide – hiperaktiviteti i gjëndrës tiroide mund të jetë shkak I djersitjes së tepërt. Në këtë rast metabolizmi fillon i përshpejton proceset e tij.

Sëmundjet kronike – sëmundjet e zemrës apo mushkërive mund të jenë një arsye tjetër që ju djersiteni shumë. Vështirësitë, që trupi ka ne funksionimin normal, shkakton faza djersitjeje të mëdha.

Hiperhidroza – është një arsye tjetër që shkakton djersitjen e tepërt. Në këtë rast gjëndrat e djersitjes janë shumë aktive dhe prodhojnë djersë vazhdimisht.

Një nga mënyrat e duhura për të shmangur djersitjen e tepërt është përdorimi i ushqimeve të duhura, duke përfshirë perimet, vajin e ullirit, bananet, frutat si dhe në përgjithësi ushqimet që përmbajnë fibra dhe vitamina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here