6.1 C
Pristina
Thursday, September 23, 2021
Home KURIOZITETE Autostrada e misterit, rruga ku njerëzit kalojnë dhe zhduken!

Autostrada e misterit, rruga ku njerëzit kalojnë dhe zhduken!

Nuk dihet sakaq se çfarë ka ndodhur me dhjetëra persona të tjerë, nëse kane pasur apo jo edhe ata fatin e keq te përballen me të njëjtin grup.

Të paktën 50 vetë, përfshirë një nënë nga Teksasi me dy fëmijët e saj dhe tre qytetarë të tjerë amerikane rezultojnë të zhdukur që prej udhëtimit të tyre në atë që mediet e huaja kanë nisur ta quajnë “Autostrada e vdekjes” në Meksikë, shkruan lajmi.net.

Këto 6 muajt e fundit, ritmi i të zhdukurve në rrugën mes qendrës industrial Monterrey dhe qytetit kufitar Nuevo Laredo është shtuar ndjeshëm, duke mbjellë shqetësim dhe frikë.

Familjarët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, ndërsa autoritetet lokale vetëm tani vonë njoftuan një program të përbashkët për zgjidhjen e këtij ngërçi të madh.

6 burra janë rishfaqur pas zhdukjes dhe thonë se persona të armatosur i detyruan të ndalojnë në autostradë, i rrahën e i vodhën makinat.

Nuk dihet sakaq se çfarë ka ndodhur me dhjetëra persona të tjerë, nëse kane pasur apo jo edhe ata fatin e keq te përballen me të njëjtin grup.

Qyteti i Nuevo Laredos dominohet nga anëtaret e mbetur prej kartelit të vjetër Zetas, të cilët janë të famshëm për dhunën e tyre.

Në total gjysma e të zhdukurve, besohet të jenë qytetare apo rezidentë amerikanë. Shqetësimet kryesore rrethojnë 39-vjeçare nga Teksasi, Gladys Perez Sanchez, dhe dy fëmijët e saj John Carlos Gonzalez, 16 vjeç dhe Michelle Christina Duran, 9 vjeçe, të cilët janë parë për herë të fundit në 13 qershor pasi kishin vizituar të afërmit e tyre në Sabinas Hidalgo në Nuevo Leon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Dionisi – ”Një ndër mbretërit apo heronjtë ilirë apo pellasdo-ilirë është Dionisi, i cili shquhet sidomos për ndërtimin e fortifikatave ilire në të dy...

Një ndër mbretërit apo heronjtë ilirë apo pellasdo-ilirë është Dionisi, i cili shquhet sidomos për ndërtimin e fortifikatave ilire në të dy...

Çfarë duhet të hani kur keni dhimbje të forta stomaku

Dhimbjet  e stomakut nuk janë të pëlqyeshme për askënd dhe jo më kot konsiderohen si më të bezdisshmet. Kur...

Hithra kundër dhimbjeve të artritit, 3 mënyra si ta përdorni

Në Shqipëri hithrat janë shumë të përdorura, si në gatime po ashtu edhe në trajtime natyrale për shumë sëmundje. Kjo bimë është...

Letrat e pabotuara, si Alois Hitler e nxiti djalin e tij të bëhej përbindëshi që e njohin të gjithë

Figura e Adolf Hitlerit, vazhdon të mbetet një temë e rëndësishme e diskutimeve në mjedisin e sotëm akademik. Në fillim të këtij...

Recent Comments