Antropologu Grover Krantz e dhuroi trupin e tij dhe të qenit të tij si donacion për shkencën, që të i’u shërbejë shkencëtarve dhe studentëve për studim pas vdekjes së tij.
Grover Krantz (1931-2002) ishte i njohur si një mësues, pronar i dashur i kafshëve shtëpiake dhe si një antropolog i çuditshëm.
Para se të vdiste Krantz, ai i tha antropologut Smithsonian David Hunt, “Unë kam qenë një mësues gjithë jetën time dhe mendoj se mund të jem edhe një mësues pasi të kem vdekur, kështu që pse të mos ju jap vetëm trupin tim. ” Kur Hunt pranoi, Krantz shtoi, “Por ka një kapje: Duhet t’i mbani qentë e mi me mua”.
Kur Krantz vdiq, nuk kishte ndonjë ceremoni varrimi. Në vend të kësaj trupi i tij u dërgua në ‘University of Tennessee’ ku mjekët studiojnë normat e dëmtimeve njerëzore për të ndihmuar në hetimet mjeko-ligjire.
Përveç skeletit të antropologut Krantz është i ruajtur edhe skeleti i qenit të tij me emrin Clyde që kishte ngordhur para se Grovar Krantz të vdiste dhe kishte ruajtur trupin e qenit të tij.
Skeletet e tyre janë të shfaqura në ekspoziten “Written in Bone: Files Forensic of the 17 Century Chesapeake” e cila u hap të shtunën e kaluar në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore të Smithsonian.
Ata janë të ekspozuar në një pozitë shumë të bukur duke përqafuar njëri-tjetrin. /InforCulture.info