6.1 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021
Home KURIOZITETE Pse truri i njerëzve obezë, funksionon ndryshe nga ata me peshë normale

Pse truri i njerëzve obezë, funksionon ndryshe nga ata me peshë normale

Një grup kërkuesish nga Qendra Kërkimore e Mendjes, Trurit dhe Sjelljes (CIMCYC) e Universitetit të Granadës në Spanjë(UGR), ka studiuar për shumë vite çështjen e mbipeshës nga një perspektivë neuroshkencore, për të përcaktuar rolin e saktë që luan truri.

Në një studim të botuar së fundmi në Revistën Ndërkombëtare të Obezitetit – bazuar në tezën e doktoratës së Kristina Martín, e cila është marrë më studimin e adoleshentëve mbipeshë, studiuesit nga ky universitet kanë zbuluar se pesha më e vogël trupore tek adoleshentët pas një diete ushqimore strikte, shoqërohet me një lidhje më të fortë midis zonave të trurit, të shoqëruara me motivimin për të ngrënë, si dhe efektin shpërblyes të ushqimit.

Ky zbulim, i shtohet atyre të bërë më parë nga Grupi i Kërkimeve të Neuropsikologjisë dhe Psikoneuroimunologjisë së Aplikuar po në këtë universitet, kushtuar studimit të adoleshentëve dhe të rriturve, që tregon se si truri i njerëzve mbipeshë funksionon ndryshe nga ai i njerëzve me një peshë të shëndetshme, në të gjitha çështjet që lidhen me ushqimin.

“Kur përballemi me një vendim se çfarë është më e mirë të hamë, dhe kur jemi përpara një ushqimi shumë të shijshëm, për sa i përket reagimit të trurit, kemi vërejtur se tek obezët qarqet impulsive janë më shumë të aktivizuara sesa qarqet reflektuese”-shpjegon Rakel Lopez, studiues në Departamentin e Personalitetit, Vlerësimit dhe Trajtimit Psikologjik të Universitertit të Granadës, dhe një nga autoret e këtij studimi.

Përveç këtyre ndryshimeve në aktivizimin e trurit, u zbulua se zona të ndryshme të trurit tek njerëzit mbipeshë, ndryshojnë në drejtim të mënyrës se si ato lidhen dhe në trashësinë e lëvores cerebrale.

Ekziston gjithashtu një lidhje midis këtyre ndryshimeve (të cilat mund të lidhen me një dietë të pasur me yndyrna), dhe vështirësisë së përjetuar nga disa njerëz në ndjekjen e një diete ushqimore rigoroze por edhe ushtrimeve fizike, dhe për këtë arsye edhe të rënies në peshë.

Bazuar në këto gjetje, studiuesit Rakel Vilar dhe Alfonso Karakel të Departamentit të Psikologjisë Zhvillimore dhe Edukuese të UGR, në bashkëpunim me dy grupe kërkimore ndërkombëtare, kanë filluar kohët e fundit një projekt për të luftuar fenomenin e peshës së tepërt trupore.

Ky projekt përfshin një kombinim të qasjeve të stërvitjes fizike, të cilat individualisht janë provuar efektive në modifikimin e aspekteve të ç’ekuilibruara, në funksionimin e qarqeve të trurit të përfshira tek mbipesha apo obeziteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Lëngu i patëllxhanit për uljen natyrale të sheqerit në gjak

Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të bëjnë zgjedhje të kufizuara ushqimore. Në veçanti, ata duhet të kufizojnë sasinë e karbohidrateve.

Godinat më të bukura të botës

Festivali Botëror i Arkitekturës ka zbuluar listën prestigjioze të ndërtesave dhe projekteve të reja më të mira nga e gjithë bota.

Te varri i mikut më të madh të shqiptarëve

Shkruan:Daut Dauti Në fund të fshatit Brushford, në anën e djathtë të rrugës, gjendet kisha St. Nicholas. Është ditë...

Vetëm se fliste të vërtetën: Vr.asja greke e Gjeneralit Telini që shihte shqiptarët deri në Janinë e Çamëri

Më 27 gusht të vitit 1923, në rrugën që bashkon qytetin e Janinës me Kakavijën, 10 kilometër pranë kufirit, njerëz të panjohur...

Recent Comments