Prof. Dr. Rexhep Doçi

Për Trajanin ilir bëhet fjalë në veprën “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, për të cilin shkruan: “(M. Ulpius Trajanus), perandor në vitet 98 – 117…”. Porse, në një vend gjejmë të dhëna me interes për vendlindjen e tij në Mitrovicën tonë (Dardani-Kosovë), dhe se ka lindur në vitin 101, për të cilin shkruan: “Trajan Decius. Lindi v. 101 në Budalia (Kos. Mitrovicë)”. Sipas këtij fakti, po del se Mitrovica deri në fillim të erës sonë është quajtur Budalia, oikonim me rëndësi, që mund të ndriçohet me anë të elementeve të gjuhës shqipe, por nuk po e analizojmë gjerësisht këtë herë. M. Grkoviqi mendon që “lat. Trajanus – emri i mbretit romak, ndërtuesit të urës së Danubit dhe pushtuesit të Dakisë”. Trajani e ka ndërtuar edhe urën përmbi Danub, për të pushtuar provinca të tjera në fillim të shek. të II-të. Mirëpo, fitohet bindja se qysh atëherë mbreti ilir Trajani e kishte filluar përdorimin e administratës romake, mbase për ndryshimin e emërvendeve, përkatësisht të oikonimeve, duke i përkthyer emrat e vendbanimeve nga gjuha pellasde-ilire në gjuhen romane apo latine, dukuri të cilën e konstatojmë me mendimin e Anton Mayer-it, i cili thotë se emrin e qytetit ilir në Dardani Ulkiana (nga pell. Ilir. shq. ulk>ujk>uk), e kalkoi dhe e bëri Ulpanium (“Ulcianum).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here