Një i thellë gjumë i zi
Një i thellë gjumë i zi
Mbi jetën time bie:
Fli ti shpresë, fli,
Dhe ti xixë lakmie!
E vështirë pa sy tërheqja
E kujtesa është e brishtë
Ku është e mira dhe e keqja
Çfarë histori e trishtë!
Jam ende një djep
Që një dorë e përkund
Në varr nën një plep
Heshtje e pafund!
– Poezi nga Paul Verlaine /InforCulture.info