Një nga aspektet më frustruese të migrenës është se nuk dihet shkaku dhe për këtë gjë nuk ka shërim të sigurt. Megjithatë, shumë persona që vuajnë nga migrena dinë disa zgjidhje të cilat janë të lidhura me të ngrënit e shëndetshëm. Disa gjëra që duhet të shihni për ti bërë më mirë janë:
Largoni kafeinën
Nëse jeni i dhënë pas kafesë, atëherë bëni mirë të hiqni dorë prej saj, pasi kafeina kontribuon në shkaktimin e migrenës. Nëse trupi mësohet me kafeinë dhe ju hiqni dorë prej saj sikur një ditë, kjo do të shkaktojë dhimbje koke.
Qetësohuni dhe meditoni
Nuk është e nevojshme të flini, mjafton të kaloni një orë në qetësi. në mënyrë që fijet nervore dhe muskujt të relaksohen. Bëni 5-10 minuta meditim çdo ditë dhe kjo do ju ndihmojë të ulni nivelet e stresit. Nëse meditimi nuk bën për ju, atëherë stërvituni. Kjo do të shmang lodhjen dhe st resin që shkaktojnë dhimbje koke.