Rrjeti social Facebook shtoi opsionin “Ekspert” për grupet për të ndihmuar dallimin e njerëzve që zotërojnë informacion në fushën e tyre të ekspertizës.

Administratorët e grupeve kanë të drejtë t’ia japin këtë titull thuajse çdo anëtari që dëshirojnë.

Sipas Facebook, kjo mënyrë do të promovojë zërat me dije të vërteta në grup.

“Administratorët tashmë mund të përzgjedhin anëtarë të veçantë në komunitetet e tyre që mund të dallohen, duke i inkurajuar që të luajnë një rol më të fuqishëm. Administratorët dhe ekspertët mund të bashkëpunojnë në rubrika ‘Pyetje-Përgjigje’ dhe të ndajnë perspektivën e tyre mbi çështje”.

Personat e përzgjedhur marrin një njoftim në formën e një ftese që mund ta pranojnë ose refuzojnë. Nëse pranojnë, iu bashkëngjitet një fashë përkrah emrit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here