6.1 C
Pristina
Monday, August 2, 2021
Home KURIOZITETE Kjo është lulja që pastron ajrin nga të gjitha ndotjet

Kjo është lulja që pastron ajrin nga të gjitha ndotjet

Mund të qëndrojë në hije, por edhe në dritë. Kërkon shumë pak kujdes, ndërkaq ofron shumë.
Klorofitumi apo zambaku i gjelbër ka aftësi që aktivisht të pastrojë ajrin në dhomë.

Me shumë efikasitet neutralizon substancat e dëmshme për organizmin e njeriut, siç janë fenoli, benzeni, formaldehidi dhe të tjera, të cilat në sasi të mëdha emetojnë materialet moderne për përpunim përfundimtar dhe mobiliet nga materiale të avancuara.

Me efikasitet shumë të madh absorbon gazrat e emetuara. Prandaj, kjo bimë thjesht u është e domosdoshme të gjithë atyre të cilët jetojnë në katet e para dhe të dyta të banesave.

– Klorofitumi gjithashtu është i domosdoshëm në kuzhinë, për shkak të cilësisë që ka në thithjen aktive të oksidit të karbonit.

Kjo lule është e domosdoshme në shtëpitë e atyre që pinë duhan, sepse zambaku i gjelbër neutralizon në mënyrën më të mirë tymin e duhanit.

– Pos kësaj, kjo lule e dhomës ka veprim të jashtëzakonshëm kundër mikrobeve dhe baktereve, transmeton Telegraf. Ithtarët e doktrinës së lashtë kineze Fengshui gjithashtu rekomandojnë që këtë bimë ta mbani në shtëpi.

Të gjithë ne pjesën më të madhe të jetës e kalojmë në shtëpi, prandaj është me rëndësi që brenda shtëpisë të krijojmë kushte të këndshme për jetesë.

Ajri i pastër pa shtesa të dëmshme është themel i shëndetit, prandaj për pastrim të ajrit duhet të përdorim klorofitumin, të cilin na ka dhuruar nëna natyrë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja si mund ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia

Si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia. Disa rekomandime për të eliminuar erën e cigareve dhe...

Ku i gjeni 99 shkallë, si 99 emrat e Zotit? – “XHAMIA E ÇUDITSHME”

Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë./Konica.al Xhamia e Pazarit të vjetër në...

Veshja dhe kostumet tradicionale të Beratit, nga më të veçantat në Shqipëri

Tradita e veshjes së banorëve të qytetit të Beratit është një nga më të veçantat në Shqipëri. Kjo për shkak edhe se...

Dashunija ndaj prindëve – Ndre Mjeda

Poezi nga Ndre Mjeda Me sy çilun afër djepit,Me kujdes e me dashtni,Për vaj tem tue hjekun zi,Tue shëndue...

Recent Comments